Greqi, shqiptari krijon rrjet prostitucioni dhe ofronte shërbim on-line

Greqi, shqiptari krijon rrjet prostitucioni dhe ofronte shërbim on-line

115
0
Shares

Pesë persona janë arrestuar nga policia greke gjatë një aksioni për të goditur një rrjet prostitucioni në Athinë. Mes të arrestuarve është edhe një 29-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte këtë rrejt së bashku me një 47-vjeçar.
Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një faqe online ku organizoheshin takimet me klientët dhe më pas takimi me prostitutat zhvillohej në dy hotele të ndryshme në lagjen “Kalithea”.
Tre personat e tjerë të arrestuar janë pronarët e hoteleve. Sipas policisë greke, në momentin e aksionit u gjetën në hotel dy shtetas rusë të cilët kishin lënë takim me prostitutat.
Në hotel u gjetën gjithashtu edhe 11 vajza, të përfshira në këtë aktivitet kriminal. Ato ishin punësuar prej shqiptarit dhe bashkëpunëtorit të tij, të cilët menaxhonin faqen on-line duke lënë takim me klientët. Këta takoheshin më pas me vajzat në dy hotele të ndryshme.
Të arrestuarit akuzohen për shfrytëzim prostitucionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY