Taulant Balla e pranon: Njëra nga bandat e Elbasanit ka mbështetjen e...

Taulant Balla e pranon: Njëra nga bandat e Elbasanit ka mbështetjen e PS-së

264
0
Shares

Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh edhe kreu i Grupit Parlamentar i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit kreut të opozitës Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit për lidhjen e politikanëve me bandat e Elbasanit.
Duke pasur parasysh parimin se “mbrojtja më e mirë është sulmi”, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tentoi “ndarjen e përgjegjësisë” me opozitën, kur pranoi se bandat në Elbasan kanë mbështetje politike.
“Ku është logjika që ne i kemi dhënë mbështetje dy bandave dhe i kemi vënë të dyja të zihen? Ju bëni mirë të mos përziheni as me njërën as me tjetrën palë. Papërgjegjshmëria juaj për të mbajtur anë në konflikt është e papranueshme. Aksioni i policisë ka nisur që nga 2005, atëherë kur u ngjiz konflikti” u shpreh Taulant Balla, i cili pa dashje, apo me dashje, pohoi e pranoi se të paktën njëra prej bandave në Elbasan, mbështetet nga PS.
Taulant Balla, jo më larg se zgjedhjet e 25 qershorit të këtij viti, ka qenë drejtues politik i fushatës së Partisë Socialiste në Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY