Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & EMRA/ Skrapar, gjendet drogë e madhe, arrestohen dy persona

27/09/2017
VIDEO & EMRA/ Skrapar, gjendet drogë e madhe, arrestohen dy persona

foto ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë orëve të para të mëngjesit në operacionin e koduar “Agimi” u goditën 3 raste të prodhimit, shitjes dhe kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në Skrapar. Për pasojë, sekuestrohen 297 kg lëndë narkotike kanabis sativa e papërpunuar, ndërsa janë asgjësuar me anë të djegies 175 rrënjë kanabis.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se sot u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dejvis Koleci, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të tij ( e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Po në kuadër të këtij operacioni në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë, Skrapar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrënjë bimë narkotikë Cannabis Sattiva.
Po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Rasti i tretë ishte arrestimi i të shpallurit në kërkim Medi Myftaraj 26 vjeç, lindur në fshatin Visockë, Skrapar dhe banues në Ksamil. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Visockë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Në ngarkim të këtyre personave të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri (1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete) në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2039157309703963/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.