INTERVISTA/ Nëna 25 vjeçare tregon tmerrin: Pi heroinë dhe prostituoj për...

INTERVISTA/ Nëna 25 vjeçare tregon tmerrin: Pi heroinë dhe prostituoj për dy vajzat e mia të vogla

201
0
Shares

Sara është 25 vjeç, ka dy vajza të vogla dhe është konsumuese e rregullt e heroinës. Ajo është divorcuar 3 vite më parë nga i shoqi dhe pa asnjë mbështetje. Sot Sara rrëfen kalvarin e gjatë të vuajtjeve, betejën e përditshme për mbijetesë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të hequr dorë nga droga. 4 vite më parë, e detyruar nga ish-bashkëshorti, ka filluar të konsumojë heroinë e të prostituojë pa dëshirën e saj. Ajo kërkon ndihmë nga shteti për fëmijët e saj që flenë në “shtëpinë e kartonit” që ajo ka sajuar për to, në shkallët e një ndërtese.

Sa vjeç ishit kur provuat drogën për herë të parë?

Në moshën 17-vjeçare u martova, dhe nga kjo martesë erdhën në jetë 2 vajzat e mia, momentalisht njëra 6 e tjetra 8 vjeçe. Para 4 vitesh, ish-bashkëshorti im më detyroi të konsumoja heroinë. Nuk kisha pirë kurrë asnjë lloj droge më parë dhe heroina bëri që unë të humbisja kontrollin mbi veten dhe të kisha luhatje të vazhdueshme, madje mezi qëndroja në këmbë.

Pra ju keni qenë e detyruar ta përdornit heroinën?

Patjetër që po! Ish-bashkëshorti im filloi të pinte alkool e heroinë dhe më detyroi me dhunë që ta përdorja edhe unë. Nuk kisha asnjë mbështetje, pasi nëna im vdiq nga kanceri dhe isha fillikate në këtë botë. E vetmja gjë që më mbante gjallë ishin dy vajzat e mia të vogla, që nuk doja t’i lija në duart e babait të tyre.

A ushtronte dhunë ish-bashkëshorti mbi ju?

Në fillim të martesës çdo gjë shkonte mirë, por ish-bashkëshorti im filloi të ushtronte dhunë ndaj meje dhe ndaj vajzave. Madje ai kur më jepte heroinë, më rrihte, dhe një ditë më detyroi të bëja rolin e prostitutës për të fituar paratë që humbi në bixhoz.

Sa herë të tjera ju detyroi ai që të prostituonit?

Për një vit rresht, unë kam qenë e detyruar të pi heroinë e të bëj rolin e prostitutës, duke duruar edhe dhunën ndaj meje e ndaj fëmijëve. Im shoq nuk na siguronte asgjë, madje shumë herë rrinim pa ngrënë, pasi lekët që bëja unë si prostitutë, ai i merrte të gjitha. Kërkoja nëpër xhepa me shpresë se mund të gjeja ndonjë 10-lekësh për të blerë bukë për vajzat që po dobësoheshin dita-ditës.

Si shpëtuat nga kjo situatë?

Para 3 vitesh mora guximin të merrja fëmijët e të shkoja në shtëpinë e një shoqes sime, dhe pas kësaj u divorcova dhe me burrin. Ai na harroi më pas dhe nuk donte t’ia dinte më për ne. Isha e vetme me dy vajzat e mia dhe ende shumë e varur nga droga.

Pra edhe pas divorcit ju vazhduat të konsumonit heroinë?

Unë merrja heroinë për një vit, dhe u bëra e varur ndaj saj. Edhe pasi u divorcova, pija sërish, derisa dëgjova për organizatën “Aksion Plus” e u bëra pjesë e saj. Aty kam 3 vjet që marr metadon falas, bëj seanca këshillimi, madje më ndihmojnë edhe financiarisht me sa mundësi që kanë. U jam mirënjohëse që po më ndihmojnë të shpëtoj nga ajo rrugë e zezë e pa krye e drogës. Por kur nuk marr metadon, pi sërish heroinë.

Ku po jetoni aktualisht?

Nuk kam mundësi të punoj, nuk kam një shtëpi ku të mbaj vajzat e mia të vogla. Afër Pallatit të Kulturës, flemë në kartonë nën strehën e një ndërtese, ajo është “shtëpia” jonë tani. Ndërsa ditën rrimë në lulishte, me shpresë që të mos bjerë shi. Nuk kam mundësi që t’i çoj në shkollë vajzat, pasi nuk kam para për të blerë libra ose rroba. Unë mezi po iu nxjerr bukën e gojës duke lypur paradite, e me raste edhe prostituoj, sepse nuk kam zgjidhje tjetër.

A keni kërkuar ndihmë për të dalë nga kjo situatë?

Shumë herë kam shkuar te zyrat e qendrave sociale, por asnjëherë nuk më kanë ndihmuar. I bëj thirrje shtetit që të më ndihmojë të paktën me shkollimin dhe strehimin e vajzave, sepse vetë nuk kam mundësi ekonomike dhe nuk dua që të përfundojnë në rrugë e të kenë të njëjtin fat si unë./gazeta shqiptare/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY