Oficeri Gjovalin Toma, tregon arsyet e plumbave mbi shtëpi

Oficeri Gjovalin Toma, tregon arsyet e plumbave mbi shtëpi

595
0
Shares

Shefi i qarkullimit të Mirditës deklaroi sot në mediat e Tiranës se beson se nuk ka qenë shënjestër e atentatit që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, kur shtëpia e tij u qëllua me breshëri automatiku.

I pyetur nga Ora Neës, Gjovalin Toma deklaron se “nuk ka konflikte”, ndërsa nënvizon se një mundësi është edhe “ngatërrimi i shënjestrës”.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma rreth orës 01:43  të mëngjesit të së shtunës . Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar pasi familjarët kanë qenë në gjumë. Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë por dhe dritaret. Ndërkohë dy plumba kanë depërtuar duke hyrë në kuzhinën e bamesës.

Në momentin kur autorët kanë qëlluar drita e kuzhinës ka qenë e ndezur, kjo tregon se autorët kanë menduar se mund të ketë pasur njerëz që kanë qenë ende zgjuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY