Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama “si lider global”në OKB, flet për Kim Jong-un dhe gratë e qeverisë së tij

22/09/2017
Rama “si lider global”në OKB, flet për Kim Jong-un dhe gratë e qeverisë së tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij këtë të premte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka prekur sfidat e mëdha që sot shqetësojnë gjithë botën. Ai foli për siguri të qytetarëve në të gjithë botën pa dallim gjinie, race, bindjeve politike, u ndal nga uraganet që goditën SHBA-të, te Koreja e Veriut, terrorizmi, klima, barazia gjinore, zgjerimi i BE-së…
“60 milionë njerëz, numri më i lartë i njerëzve që janë shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre. Ky është një tregues i dështimit tonë kolektiv”, tha Rama.
“Duhet të përshtatim jetët tona për të mbrojtur planetin, tha kryeministri… Asnjë vend sado i madh i pasur s’mund të përballet me këto probleme apo sfida i vetëm. Kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim”.
Jam lideri i vendit të vogël, tha shefi i qeverisë shqiptare, por “ritheksoj vendimin për të bërë detyrën tonë”, duke u ndaluar këtu te kontributi i dhënë nga Shqipëria në luftën kundër terrorizmit dhe ISIS.
Rama, gjatë fjalës në sesionin e 72-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u shpreh krenar se ”për herë të parë në Shqipëri kemi qeveri të barabartë gjinore”.
“Jam krenar të bëj me dije para jush se për herë të parë në Shqipëri kemi përfaqësim të barabartë gra burra në qeveri. Gratë përbëjnë 35% të parlamenti dhe 45% të administratën publike. Kjo bën të mundur që zëri i tyre të jetë i dëgjuar. Është bindja ime e thellë se fuqizimi i tyre do të shërbejë si një shtysë për më shumë zhvillim ekonomik dhe për më shumë mirëqenie”, tha Rama në OKB.
Ai deklaroi se prioriteti kryesor i Shqipërisë është Integrimi në Bashkimin Europian.
“Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimin e BE. Duam të masim progresin me rezultate sikur është reforma në drejtësi. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne”.
Kreu i qeverisë bëri thirrje për njohje të Kosovës si shtet i pavarur.
“Njohja e Kosovës është një kontribut i drejtpërdrejt për qytetarët e saj dhe stabilitetin e sajonit, përshirë dhe vetë Serbinë. Ne besojmë se anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë do t’i shërbejë stabilitetit. Shumë e kanë përdorur këtë foltore për të deklaruar se nga pavarësia e Kosovës do të lindin forca të errëta. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Sot Ballkani perëndimor është shumë i mirë se 7 apo 10 vjet përpara. Pavarësia e Kosovës jo vetëm nuk çliroi asnjë forcë të errët, por solli stabilitet”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit

Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit

03/03/2026
EMRAT/ PS nis analizën e zgjedhjeve, ja kush do t’i paraqesë raportet elektorale për secilin qark

Kryesia e PS mblidhet për 30 minuta, e pranishme edhe Belinda Balluku

03/03/2026
Presidenca kërkon nga Kushtetuesja të mos tejkalojë kompetencat, për çfarë bëhet fjalë

Erion Veliaj, caktohet seanca e parë në themel në GJKKO

03/03/2026
PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit

Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit

03/03/2026
EMRAT/ PS nis analizën e zgjedhjeve, ja kush do t’i paraqesë raportet elektorale për secilin qark

Kryesia e PS mblidhet për 30 minuta, e pranishme edhe Belinda Balluku

03/03/2026
Presidenca kërkon nga Kushtetuesja të mos tejkalojë kompetencat, për çfarë bëhet fjalë

Erion Veliaj, caktohet seanca e parë në themel në GJKKO

03/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.