Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR NISHANI/ Krimi ka nisur të ndëshkojë shtetin!

22/09/2017
BUJAR NISHANI/ Krimi ka nisur të ndëshkojë shtetin!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita denoncoi para dy ditësh një akt kriminal të një lloji të veçantë krahasuar me ato që ndeshim pothuajse çdo ditë rrugëve të vendit. Një grup dukshëm i strukturuar kriminal sulmon në një akt gati vrastar me makinë të blinduar mjetin e forcave të policisë në Elbasan. Shkaku formal sipas deklarimit zyrtar të policisë ishte sekuestrimi i disa makinave luksoze në pronësi të anëtarëve të këtij grupi. Në Shqipëri ka pasur vijimësisht aktivitet kriminal të grupeve të strukturuara si të tilla. Por veprimtaria e tyre shoqërohej me frikën nga goditja prej strukturave të shtetit. Ndaj krimi përpiqej të fshihej sa më shumë prej tij, të largohej sa më larg nga ai por edhe të tentonte komprometimin e individëve të caktuar të tij. Sot rolet kanë ndryshuar.
Krimi i organizuar ka nisur të ndëshkojë shtetin. Me akte publike madje. Gangsterët e bandave kriminale ndihen tashmë me pushtet mbi policinë. Ata e shohin policinë si shërbyese të tyre e jo si përndjekëse e shkop force për ta. Kjo ishte e pritshme, për fat të keq.
Nëse policia jo vetëm nuk i goditi ata gjatë kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, por madje i inkurajoi dhe në raste të caktuara bashkëpunoi me ta, s’kishte si ndodhte ndryshe sot.
Nëse emërimet në strukturat e hetimit të krimit rekomandoheshin nga kapot e bandave s’kishte si ndodhte ndryshe sot.
Nëse politikanët qeverisës i paguanin për të mbledhur vota me çdo çmim, s’kishte si ndodhte ndryshe sot.
Nëse pushteti u falte pasuritë publike në këmbim të miqësisë së tyre për të trembur shqiptarët, s’kishte si ndodhte ndryshe sot.
Ata tani nuk mund të pranojnë që të bezdisen as edhe një grimë. As për show madje.
Krimi tani ka nisur të ndëshkojë shtetin.
Ky realitet është gati-gati fatalitet. Ai mund të kthehet përfundimisht në fatalitet nëse nuk arrestohen dhe tregohen publikisht agresorët ndaj policisë në Elbasan. Nëse nuk bllokohen dhe futen në proces konfiskimi bizneset e anëtarëve të këtyre grupeve. Mbledhja për disa ditë në oborret e komisariateve të disa makinave është asgjë. Goditja u duhet dhënë atje ku ata pastrojnë paranë e pisët. Atje ku i shumëfishojnë paratë e krimit. Ato dihen, janë publike, të pa kontrolluara. Nëse kjo nuk bëhet ata pasi do ta ndëshkojnë mirë e mirë shtetin do ta blejnë të gjithin atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.