Basha pret rrugen e fraksioneve ne PD

Basha pret rrugen e fraksioneve ne PD

143
0
Shares

Deklaratat e plota te kreut te PD Kulzim Basha mbreme ne nesnate fill pas mbledhjes se kryesise.

: Z.Basha, një mbledhje e gjatë debati dhe deri tek konflikti…?

Basha: Një mbledhje shumë e gjatë dhe e lodhshme, por një lodhje e mirë. Ju falenderoj edhe ju që keni pritur me durim, që reflektoni padyshim interesin publik për këtë mbledhje të kryesisë së Partisë Demokratike sepse e dimë që nga qeveria asgjë e re nuk do të ndodhë. E keqja do të thellohet. Shpresa e vetme e këtij vendi është opozita, është Partia Demokratike. Mbledhja ka qënë e shoqëruar me një frymë dialogu dhe debati, pavarësisht prej deformimeve që janë bërë në media, debati nuk ka munguar por ka qënë brenda kufinjve etik. Lajmi i sotëm është vendimi unanim i Kryesisë së Partisë Demokratike për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate duke përfshirë të gjithë simpatizantët e Partisë Demokratike me qëllim forcimin e Partisë Demokratike, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve. Procesi do të nisë menjëherë dhe do ti hapë rrugë vendimeve të tjera që do të merren nga anëtarësia dhe forumet vendimarrëse duke përfshirë Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pyetje: Po përsa i përket ndryshimeve në statut të Partisë Demokratike, do të ngrini një komision?

Basha: Një grup pune do të punojë paralelisht me procesin e konsultimit me anëtarësinë i cili po kështu do të bëjë të mundur që zëri çdo i anëtari të Partisë Demokratike të dëgjohet për ta bërë Partinë Demokratike më të fortë, më demokratike dhe më të aftë për tu përballur me të keqen që e ka zënë vendin për fyti.

Pyetje: Disa zyrtarë të Partisë Demokratike kërkojnë legalizimin e fraksioneve. Si do të bëhet kjo?

Basha: Sa kohë të jem unë kryetar i Partisë Demokratike, nuk do të ketë fraksione në Partinë Demokratike. Por do të ketë hapësirë për këdo demokrat që të kontribuojë për qëllimin e përbashkët që është një qëllim kombëtar, jo thjeshtë qëllim politik i Partisë Demokratike. Një qëllim kombëtar për të çliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot si aleate të denja të Edi Ramës që i përdori ata për për të marrë pushtetin.

Pyetje: Po si do të bëhet bashkimi?

Basha: Bashkimi i demokratëve është bërë gjithmonë rreth atyre që demokratët nuk i kanë tradhëtuar asnjëherë dhe që nuk i tradhëtuan as me 25 Qershor; rreth vlerave, si shqiptarë, si patriote, si europiane dhe rreth qëllimit të përbashkët që është që ti shërbejmë qytetarëve dhe popullit shqiptar.

Pyetje: Edhe në mbledhje ju kanë kërkuar prova që ju e keni seriozisht këtë bashkim. Si do ti përfshini ju ata që ju kritikojnë.

Basha: Unë nuk do të merrja guximin nga jashtë sallës të spekuloja se çfarë është thënë brenda sallës. Virtyti i një vendimi unanim është se janë rrahur të gjitha mendimet, sepse nuk është lënë asnjë pa dëgjuar dhe asnjë argument pa u rrahur nga të gjitha drejtimet me një qëllim; për të marrë vendimin e drejtë. Vendimi i drejtë dhe unanim është nisja menjëherë e procesit të analizës dhe konsultimit me një qëllim; për të dalë nga ky proces si një Parti Demokratike edhe më e fortë, më e gatshme, më demokratike, dhe më e bindur për t’i shërbyer interesit të njerëzve dhe demokracisë.

Pyetje: …me kundërshtarët dhe kritikët tuaj brenda partisë apo jashtë saj?

Basha: Partia Demokratike nuk ka kundërshtarë brenda vendes së saj. Ka vetëm një kundërshtar dhe ky kundërshtar nuk është thjeshtë një person, por është ajo çfarë personifikon ky person; aleancën e krimit. Dhe ne jemi përballë tyre si aleanca e vlerave dhe në këtë aleancë të vlerave ka patur, ka dhe do të ketë edhe më shumë vend për mendimin kritik, për rrahjen e mendimit dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot, vendim unanim. ​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY