VIDEO/ Dalin pamjet e operacionit të Policisë në Elbasan, flet kryepolici Haki...

VIDEO/ Dalin pamjet e operacionit të Policisë në Elbasan, flet kryepolici Haki Çako

224
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, ka komunikuar sot me mediat për operacionin sot në Elbasan dhe për vijimin e operacionit “Vjeshtë 2017”.

Deklarata e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako

ElbasanDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, në prononcim për mediat për operacionin sot në Elbasan dhe për vijimin e operacionit “Vjeshtë 2017”.“Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat e Posaçme, Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë organizuar një operacion të gjerë në qytetin e Elbasanit.Operacion i cili konsiston në kontrollin, identifikimin, arrestimin dhe shoqërimin e të gjithë personave me precedentë kriminalë por në mënyrë të veçantë të atyre të cilët janë pjesë e grupeve kriminale të Elbasanit. Por nisur dhe marrë shkas nga ngjarja ku u godit automjeti i Policisë gjatë një operacioni policor, për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe mjeteve të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtari kriminale. Në këtë kuadër shpreh dhe një herë gatishmërinë e të gjithë Policisë së Shtetit të Qeverisë Shqiptare, në mënyrë të veçantë të Ministrit të Punëve të Brendshme Z. Fatmir Xhafaj, një luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie të organizatave apo grupeve kriminale kudo qofshin ato më çfarëdolloj ngjyre apo dhe tendence.Jemi të vendosur për ti vënë përpara përgjegjësisë ligjore por gjithashtu jemi të vendosur për të çuar deri në fund, për të sekuestruar dhe konfiskuar në bashkëpunim me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe me Prokuroritë dhe Gjykatat të gjithë këta individë të cilët kërkojnë të sfidojnë shtetin.Në vlerësim edhe të porosive të dhëna nga Ministri I Punëve të Brendshme Z.Xhafaj në takimin e organizuar dje me drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Shtetit ne kemi ndërmarrë këtë operacion i cili nuk do të jetë vetëm qytetin e Elbasanit por në të gjitha qytetet ku ne disponojmë informacione mbi bazën e analizave të detajuara të grupeve dhe të individëve të cilët kanë aktivitet dhe veprimtari kriminale.Sigurojmë dhe një herë të gjithë qytetarët e Elbasanit duke gjetur dhe rastin ti falenderojmë ata për të gjithë informacionin që kanë sjellë se Policia e Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e gjithë Qeveria Shqiptare do të jetë prezent dhe e vendosur për të siguruar rendin dhe qetësinë.Pyetje: Z.Çako a është identifikuar apo kapur personi që dyshohet se goditi mjetin e Policisë?Sigurisht personi është identifikuar.Të gjitha veprimet proceduariale dhe hetimore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në këto kushte kërkojmë angazhim maksimal edhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, të Gjykatave dhe të gjithë sistemit të Drejtësisë, duke u bërë pjesë e një barrikade të jashtëzakonshme që do ti bëhet krimit.Pyetje: Sa persona janë shoqëruar në Polici?Cako: Janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm njerëzish dhe do të vazhdojnë të shoqërohen dhe do të procedohet ndaj të gjithë atyre që janë të implikuar, janë pjesë e organizatave ose e veprimtarive kriminale dhe ne do të vazhdojmë punën tonë pasi një pjesë është dokumentuar, por hetimi vazhdon.Gazetari: Ju dje keni pasur një takim me Ministrin e Brendshëm Z.Xhafaj, cila ka qenë tema e këtij takimi?Cako: Në këtë kuadër, tema kryesore ka qenë lufta pa kompromis ndaj Krimit të Organizuar në mënyrë të veçantë, por edhe në luftën për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të gjithë ardhurave, të aseteve, pasurive por edhe të gjithë veprimtarive kriminale.Pyetje: Një pyetje të fundit Z.Çako cili është emri i personit të shpallur në kërkim për ngjarjen ku u godit makina e policisë?Çako: Kjo përbën sekret hetimor.Faleminderit !”

تم نشره بواسطة ‏‎Policia e Shtetit‎‏ في 21 سبتمبر، 2017

“Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat e Posaçme, Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë organizuar një operacion të gjerë në qytetin e Elbasanit.
Operacion i cili konsiston në kontrollin, identifikimin, arrestimin dhe shoqërimin e të gjithë personave me precedentë kriminalë por në mënyrë të veçantë të atyre të cilët janë pjesë e grupeve kriminale të Elbasanit.
Por nisur dhe marrë shkas nga ngjarja ku u godit automjeti i Policisë gjatë një operacioni policor, për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe mjeteve të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtari kriminale.
Në këtë kuadër shpreh dhe një herë gatishmërinë e të gjithë Policisë së Shtetit të Qeverisë Shqiptare, në mënyrë të veçantë të Ministrit të Punëve të Brendshme Z. Fatmir Xhafaj, një luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie të organizatave apo grupeve kriminale kudo qofshin ato më çfarëdolloj ngjyre apo dhe tendence.
Jemi të vendosur për ti vënë përpara përgjegjësisë ligjore por gjithashtu jemi të vendosur për të çuar deri në fund, për të sekuestruar dhe konfiskuar në bashkëpunim me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe me Prokuroritë dhe Gjykatat të gjithë këta individë të cilët kërkojnë të sfidojnë shtetin.
Në vlerësim edhe të porosive të dhëna nga Ministri I Punëve të Brendshme Z.Xhafaj në takimin e organizuar dje me drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Shtetit ne kemi ndërmarrë këtë operacion i cili nuk do të jetë vetëm qytetin e Elbasanit por në të gjitha qytetet ku ne disponojmë informacione mbi bazën e analizave të detajuara të grupeve dhe të individëve të cilët kanë aktivitet dhe veprimtari kriminale.
Sigurojmë dhe një herë të gjithë qytetarët e Elbasanit duke gjetur dhe rastin ti falenderojmë ata për të gjithë informacionin që kanë sjellë se Policia e Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e gjithë Qeveria Shqiptare do të jetë prezent dhe e vendosur për të siguruar rendin dhe qetësinë.

A është identifikuar apo kapur personi që dyshohet se goditi mjetin e Policisë?
Sigurisht personi është identifikuar.
Të gjitha veprimet proceduariale dhe hetimore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në këto kushte kërkojmë angazhim maksimal edhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, të Gjykatave dhe të gjithë sistemit të Drejtësisë, duke u bërë pjesë e një barrikade të jashtëzakonshme që do ti bëhet krimit.

Sa persona janë shoqëruar në Polici?
Janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm njerëzish dhe do të vazhdojnë të shoqërohen dhe do të procedohet ndaj të gjithë atyre që janë të implikuar, janë pjesë e organizatave ose e veprimtarive kriminale dhe ne do të vazhdojmë punën tonë pasi një pjesë është dokumentuar, por hetimi vazhdon.

Ju dje keni pasur një takim me Ministrin e Brendshëm Xhafaj, cila ka qenë tema e këtij takimi?
Në këtë kuadër, tema kryesore ka qenë lufta pa kompromis ndaj Krimit të Organizuar në mënyrë të veçantë, por edhe në luftën për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të gjithë ardhurave, të aseteve, pasurive por edhe të gjithë veprimtarive kriminale.
Një pyetje të fundit , cili është emri i personit të shpallur në kërkim për ngjarjen ku u godit makina e policisë?
Kjo përbën sekret hetimor. Faleminderit!”.

ElbasanPrej orëve të para të ditës së sotme strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, mbështetur nga Struktura të Posacme, Forcat Speciale Renea dhe ato të FNSh-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjestarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20.09.2017 në qytetin e Elbasanit.Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit "Vjeshtë 2017", për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal.Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze.Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë.Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar.Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.Policia e Shtetit falënderon të gjithe qytetarët e Elbasanit të cilët kanë përcjellë informacionet dhe shqetesimet e tyre dhe i siguron ata se Policia i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtojë me shumë seriozitet e përkushtim si dhe po vijon punën për të siguruar rendin dhe qetësinë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë komunitetit në çdo cep të territorit të vendit.

تم نشره بواسطة ‏‎Policia e Shtetit‎‏ في 21 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY