Paralajmëron ministri Financave: Ja çfarë e pret biznesin e madh dhe të...

Paralajmëron ministri Financave: Ja çfarë e pret biznesin e madh dhe të vogël nga 1 tetori

1380
0
Shares

Në 1 tetor grupe me inspektorë të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoratit të Punës do të fillojnë në terren aksionin për të kontrolluar të gjithë bizneset.
Kjo është faza e 3-të e aksionit anti-informalitet e cila do të zgjatë 1 vit dhe do të synojë zhdukjen e evazionit fiskal duke nisur me inspektimin e bilanceve të biznesit, inventarët e tyre, xhiron dhe kuponin tatimor. Nisjen e kontrolleve e lajmëroi ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.
“Mandati i anti-informalitetit dhe çdo ditë që do kalojë, toleranca zero ndaj evazionit do të jetë evidente dhe do të jetë në qendër të punës së Tatimeve, Doganave”.
Por cili është ndryshimi i këtij aksioni me atë të vitit 2015-të?
Ahmetaj tha se këtë herë nuk do të ketë asnjë masë ligjore shtrënguese dhe në të njëjtën kohë me kontrollet, sipërmarrësit do tu ofrohet një paketë lehtësuese e cila do të shkurtojë procedurat, rrugën e gjatë në institucione dhe kostot që shpenzojnë për to.
“Nuk është më si më parë kur shikimi në sektor ka qenë jo i plotë. Sot brenda Tatimeve dhe Doganave, njësitë e riskut janë disa herë më të përgatitura”.
Kreu i Ministrisë së Financave tha se nuk do të ketë tolerancë për askënd që bën evazion fiskal, ndërsa kontrolli do të jetë në të gjitha degët e biznesit e sidomos në tregtinë me pakicë. Aksioni do të shtrihet në të gjitha hallkat e ekonomisë, që nga biznesi i madh e deri te i vogli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY