Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha flet për herë të parë pas kritikave të Berishës: Gjithçka transparente

14/09/2017
Basha flet për herë të parë pas kritikave të Berishës: Gjithçka transparente
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot para medieve se debatet dhe mosdakordësitë brenda partisë janë cështje që diskutohen brenda saj por me transparencë me median dhe publikun ndërkohë që këshilloi që cështje të dyta të mos largojnë vëmëndjen nga qeveria shumë e keqe e Edi Ramës.

“ Të tjerat janë çështje që na takojnë si Parti Demokratike, i diskutojmë brenda Partisë Demokratike, sigurisht me transparencë maksimale para medias dhe qytetarëve. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të heqim vëmendjen nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet ku asgjë nuk ka ndryshuar. Një gjë është e sigurtë, Partia Demokratike nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara, për t’u bashkuar me qytetarët, për t’u ofruar më të mirën dhe kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, por po kështu të vërtetë dhe që i shkon për shtat interesave të qytetarëve dhe jo interesave individuale të askujt, as të miat individuale, dhe të askujt tjetër”, tha Basha.

​”Qeveria Rama 2 ka fshirë nga programi çdo premtim që u dha shqiptarëve. 220 mijë vendet e punës kanë avulluar, paga minimale 300 mijë lekë ka avulluar rritja e pensioneve dhe shpërblimet kanë avulluar. Kështu që kur tallet me gjakpirjen e shqiptarëve ta dijë se gjakpirja nuk është një metaforë; Rama 1 u ka marrë shqiptarëve 1,5 miliardë dollarë sipas shifrave zyrtare të institucioneve publike, para që janë abuzuar shpërdoruar dhe vjedhur.

Ta nisë duke i kthyer këtë gjak të vjedhur shqiptarëve, 1,5 miliardë dollarë të zhvatura nga Rama 1 dhe ministrat e tij që janë prapë anëtarë të Rama 2.

Për shqiptarët çdo ditë që kalon bëhet më e qartë se asgjë nuk ka ndryshuar. Gjërat do të shkojnë keq e më keq sa kohë që vendi të qeveriset nga Edi Rama me një kabinet fasadë, që është bërë si agjenci ekskursionesh. Dhe prapa kësaj fasade do të vazhdojë vjedhja e shqiptarëve, do të vazhdojë gjakpirja, do të thellohet papunësia, shëndetësia në kolaps, arsimi në ditën më të zezë. Ndaj detyra jonë kryesore është të mobilizojmë të gjitha forcat tona brenda dhe jashtë asaj salle, jo vetëm me demokratët por me gjithë shqiptarët e ndershëm”, mbylli deklaratën kryetari i PD, Lulzim Basha.

 

Tags: debati ne pdLulzim BashaRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.