Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sa paguhen velinat e emisionit “Stop” dhe “Fiks Fare”

13/09/2017
Sa paguhen velinat e emisionit “Stop” dhe “Fiks Fare”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Si çdo sezon, edhe ky ka sjellë risi në një nga programet “denoncuese”, siç është “Stop”, ku ka sjellë figura të reja në vendin e velinave të mëparshme. “Stop”, programi popullor tashmë për publikun, ka rinisur me ndryshime. Siç ishte lajmëruar më herët, dy velinat që do të shoqërojnë Saimirin dhe Gentin nuk do të jenë më Alba dhe Ensa, dy balerinat e trupës së baletit në “Tv Klan”, por dy “kaptere” të reja të anijes së “Stop”-it. Pak para se të fillonte programi, në puntatën e fundit, Saimiri dhe Genti kanë prezantuar dy velinat që do t’i shoqërojnë gjatë sezonit të ri ato janë Alesia Bami dhe Onelda Shkjau. Alesia njihet si një nga modelet më të bukura të Shqipërisë, ku e kemi parë shpesh të shfaqet në foto të ndryshme në evente të ndryshme krahë modeleve të tjera. Si gjithnjë provokuese, Alesia, kësaj radhe do të jetë edhe figura e velinës në emisionin më të ndjekur në Shqipëri. Ndërkohë që bukuroshja tjetër bionde, Onelda Shkjau, është një figurë e re për ekranin e medias, e cila promovohet për herë të parë nëpërmjet këtij formati televiziv. Burime për “Summer Pages” kanë thënë se paga e këtyre dy bukurosheve është më se e majme. Velinat e emisionit që transmetohet çdo mbrëmje në Klan Tv paguhen jo më pak se 600 euro. Kjo shifër është më se mikluese për dy bukuroshet tona, por pse jo edhe për ato që kanë qenë para tyre në këtë emision. Një shifër e tillë nuk mund të diskutohet në formatin konkurrent të “Stop”, siç është “Fiks Fare”, ku burimet thanë se pagesa arrin në 400 euro. Një diferencë shumë e madhe mund të themi ndërmjet të dyjave, arsye kjo që mund të ketë bërë të lëvizin edhe figurat kryesore të tij. Këtë sezon të ri, përveç denoncimeve të shumta që do të vijnë në adresë të emisionit, do të shohim kërcimin e dy velinave tona të reja, të cilat çuditërisht kanë një ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën. Ndërkohë që po të kujtojmë, bukuroshet që kanë shoqëruar Saimirin dhe Gentin në sezonin e kaluar, kanë qenë Alba dhe Ensa, dy balerinat e trupës së baletit të TV Klan. Ato, ndryshe nga Alesia me Oneldën, që këtë vit kanë thyer traditën e përvitshme të velinave të emisionit, ishin profesioniste në punën e tyre. Alba dhe Ensa kanë mbaruar universitetin e arteve për koreografi dhe janë pjesë e trupës së baletit në “Klan”, gjithashtu, i kemi parë shpesh edhe në formate të tjera televizive si “Dance with me” apo ” X-Factor” etj. Por surpriza të bukura na presin edhe me velinat e reja, që këtë radhë kanë ardhur të dyja brune për të mos u dalluar nga njëra-tjetra, duke prishur kështu zakonin e këtyre formateve televizive./Gazeta Shqiptare/

Tags: fiks fareRrogeStopVelina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.