Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLEDI KASMI/ Shkoni sot tek Azemi

12/09/2017
AJTANGA LUBONJA/ Prina Azem…!
Share on FacebookShare on Whatsapp
Bledi Kasmi

Shkoni sot tek vendi ku prehet Azemi pa ndrojtje. Keni mundësi të meditoni dhe të reflektoni, por edhe të kuvendoni në heshtje me veten.
Aty pranë vendit ku ai prehet, secili nga ne, ka një pasqyrë ku mund të shikojë veten. Ka edhe një kandar ku mund të peshohet. Ka edhe një metër ku mund të matet. Ka edhe një vend ku mund të rrëfehet dhe një tjetër ku të kërkohet falje, jo për atë që kemi bërë, por atë që nuk e bëmë ashtu sikurse duhej ta kishim bërë.
Azemi është historia e një studenti të thjeshtë jashtë establishmentit të kohës që bëri epokë. Vrau frikën dhe udhëhoqi drejt lirisë një popull që deri atëherë hante bar dhe parimet nuk i shkelte duke u sjellë si një dele e urtë jo e Perëndisë, por e Dreqit.
Trim, guximtar, rebel i përjetshëm, ai është sot një pikë referimi dhe krenaria e çdo demokrati dhe e një kombi, që mes nënshtrimit e sakrificës, zgjodhi në ato ditë të historisë sakrificën për ngadhnjim.
Eshtë historia e një politikani që u kthye në një idhull për rininë e kohës dhe që nuk erdhi nga akademitë politike. Nuk kishte studiuar shkenca politike, dhe megjithatë ai nënshtroi klasën burokratike të diktaturës dhe politikën gjysmë shekullore.
Elokuenca e tij kur ngrinte peshë studentët në Qytetin Studenti dhe më pas shqiptarët nuk vinte nga shkolla e aktrimit. Ajo buronte nga zemra e një të riu, e cila ishte më e fortë se i gjithë aparati i propagandës së diktaturës.
Një njeri i vetëm përpara një makinerie krimi bëri të përmbyseshin të gjitha teoritë e historisë së revolucioneve dhe të politikës. Po çfarë e bëri aq të fortë Azemin? Ai nuk ishte një supermen. Ai lindi nga rruga. Njeriu me xhaketë lëkurë false, me një palë këpucë të baltosura, me uri në fytyrë, gjunjëzoi një perandori.
Forcën e mori nga vuajtjet, kurajën nga qëndresa, trimërinë nga historia, por Azemi kishte një armë akoma më të fortë. Nuk është sekrete. Atë e bënte të pamposhtur kauza e lirisë që e kishte nxjerrë në rrugë, të cilës i qëndroi besnike dhe tek e cila besoi deri ditën e fundit. “Ne s’kemi ardhur për një pjatë grosh apo pak sheqer më shumë në çaj. Duam pluralizmin politik”, ishte përballja e parë e Azemit me të fundit diktator.
Sot duket si një përrallë historia e Azemit. Tregojeni atë sa më shumë tek fëmijët përpara se ti zërë gjumi, edhe tek fëmijët që mësojnë abetaren, edhe te nxënësit në gjimnaze. Përmendeni atë sa më shumë në auditoret e universiteteve. Kurrë mos u lodhni së përmenduri sepse vetëm kështu mund ta kthejmë atë në legjendë dhe përtej legjendës të krijojmë mitin dhe përtej mitit të rikthejmë në këtë vend forcën morale të udhëheqjes së një populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.