Vlahutin më në fund e pranon dhe pohon: Integrimi në BE varet...

Vlahutin më në fund e pranon dhe pohon: Integrimi në BE varet nga lufta kundër krimit dhe drogës

139
0
Shares

Për herë të parë ambasadorja e BE-së në Tiranë, “ka vënë gishtin mbi plagë”, duke artikuluar “kushtet” për integrimin e Shqipërisë në BE, luftën kundër krimit dhe drogës.
Atë që nuk e ka bërë më parë, për të mos i prishur punë qeverisë, e bëri sot, në një aktivitet publik, e sigurt ndoshta, se në prag të krijimit të qeverisë së re “Rama 2”, ky konstatim nuk “i prish më punë” qeverisë së vjetër “Rama 1”.
“Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë kyç”, deklaroi ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në aktivitetin e shkollës verore europiane, i financuar nga Bashkimi Europian.
Ambasadorja Vlahutin vuri theksin te “lufta kundër krimit të organizuar përfshi asgjësimi i kultivimit dhe tregtisë së kanabisit. Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim”.
Sipas saj procesi s’ka të bëjë me fjalë e dëshira por me vendosmëri
“Asgjë nuk ndryshon ditën kur një vend bëhet shtet anëtar i BE-së por procesi i shndërrimit ndodh gjatë gjithë rrugëtimit.
Ky proces nuk ka të bëjë me deklarata, fjalë apo madje me dëshira, por varet nga vendosmëria për të ndryshuar dhe modernizuar atë që është në fakt sundimi i vërtetë i ligjit, ose siguria sociale, kujdesi për të gjithë në shoqëri. Fakti që ekonomia do të sigurojë për të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë në mënyrë që ta jetojnë jetën me dinjitet dhe në paqe”, shtoi Vlahutin.
Për ambasadoren e BE-së në Tiranë, ndryshimi nuk mund të vijë me anë të gjysmë zgjidhjeve.
“Ndryshimi nuk mund të vijë me anë të gjysmë zgjidhjeve. Integrimi europian nuk do të mund të arrihet nëse të gjithë nuk ecin përpara dhe Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë talentet. I gjithë vendin duhet të ecë përpara.
Asnjë interes privat apo publik nuk mund të jetë më i rëndësishëm se interesi i të gjithë vendit. Shqiptarët kanë mjaft sa i takon zënkave, dëshirojnë të kenë rezultate dhe të jetojnë si të gjithë Europa”, vijoi Vlahutin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY