Korriku ul përqindjen për kreditorët por depozituesit mbeten në fitime minimale

Korriku ul përqindjen për kreditorët por depozituesit mbeten në fitime minimale

119
0
Shares

Pas rritjes në qershor, huaja për ekonominë në lekë është bërë më e lirë në muajin korrik. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipëri, interesi mesatar i kredive të reja në lekë që janë dhënë gjatë muajit korrik për të gjitha afatet e maturimit zbriti nga 7.48% në 71.8%. 

norma-mesatare-e-interesit-te-kredise

Kosto më të ulët të përdorimit të parasë kanë parë ata që kanë marrë hua afatshkurtër, deri në 6 muaj, ku interesat kanë zbritur 10.55% në 8.22%, niveli më i ulët ky që nga muaji dhjetor.

Më e lirë ka qenë huaja afatgjatë, mbi 5 vjet, e cila jepet kryesisht për investime, që ka qenë 0.07 pikë përqindje më e lirë, duke zbritur në 6.03%.

Të gjithë të tjerët që kanë marrë hua me afat nga 6 muaj deri në 5 vjet janë hasur me rritje të normave të interesit në raport me muajt e mëparshëm.

Gjithsesi, kredia në lekë vijon të mbetet e lirë, pas politikës së ndjekur nga banka e Shqipërisë për uljen e kostos së parasë, teksa norma bazë e interesit, që shërben si referencë, ka mbetur në 1.25%.

norma-mesatare-e-interesit-te-depozitave

Në korrik u konstatua gjithashtu një gjallërim i kredisë, pas rënies prej disa muajsh radhazi. Stoku i huasë për ekonominë ishte 545 miliardë lekë, me një rritje prej 1.8 miliardë lekë (0.3%) në krahasim me muajin e mëparshëm.

Fitimi nga depozitat mbetet minimal

Ndryshe nga kreditorët, të cilët u gëzohen interesave më të lira për përdorimin e huave, për depozituesit lajmet nuk janë aq të mira. Po sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, fitimi nga depozitat mbetet në nivele minimale. Interesi mesatar i depozitave të reja në lekë për të gjitha afatet e maturimit ishte 0.20% në korrik, me një rënie të lehtë nga muaji i mëparshëm, kur ishte 0.21%. Për depozitat 12 mujore, të cilat kanë qenë më të preferuarat e kursimtarëve, interesat janë ulur ndjeshëm, nga 0.77% në 0.69% në korrik. Praktikisht kthimi është negativ, duke pasur parasysh që inflacioni është rreth 2% (gjithsesi banka mbetet një alternativë më e mirë, sesa të mbash paratë në jastëk). Kjo rënie e interesave ka bërë që depozitat me afat në lekë të tkurren vazhdimisht. Gjatë 3 viteve të fundit (korrik 2017/korrik 2013), nga bankat janë larguar rreth 92 miliardë lekë (gati 700 milionë euro) nga depozitat me afat të individëve. Në të njëjtën periudhë, kursimet total enë lekë kanë rënë me 22 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë janë rritur me 58 miliardë lekë./monitor.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY