Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Operacion antidrogë nga Shkodra në Sarandë, prangosen 40 persona

31/08/2017
VIDEO/ Operacion antidrogë nga Shkodra në Sarandë, prangosen 40 persona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një operacion masiv për kontrollin e zonës bregdetare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike që mund të kryhen nëpërmjet kufirit detar po zhvillohet nga toka, deti dhe ajri, duke koordinuar veprimet midis forcave pjesëmarrëse në operacion.
Operacioni është i shtrirë nga Grykëderdhja e lumit Buna në Shkodër deri në Kepin e Qefalit, Butrint.
Në këtë operacion janë përfshirë 1140 forca policore, 10 mjete lundrues , 30 automjete si dhe helikopteri i policisë.
Në këtë operacion marrin pjesë strukturat e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Durrës, dhe Shkodër.
Në mbështetje të veprimeve të tyre janë angazhuar forcat e Komisariateve të Ndërhyrjes së Shpejtë (FLO) Shkodër, Tiranë, Fier, Njësia Speciale “Delta”, QNOD-ja dhe Reparti i Helikopterëve.
Veprimet në hapësirën detare po mbështeten edhe nga Nukli i Kufirit Detar të “Guardia di Finanza” Durrës e Vlorë, QNOD dhe Rojen Bregdetare.

Operacioni policor po kryhet në gjithë zonën bregdetare të vendit tonë dhe në hapësirën detare, në rrugët nacionale dhe rurale që të çojnë në bregdet dhe në Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim:
• Kontrollin e territorit në zonën bregdetare, si objekte të pabanuara, tunele, qendra zjarri, stane, etj.
• Goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike që mund të kryhet nëpërmjet kufirit detar.
• Kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve;
• Bllokimin dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, të mjeteve lundruese, si dhe i mjeteve të tjera që ndihmojnë për transportin e mallit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 900 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 102.4 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, si dhe janë arrestuar 8 persona për trafik të lëndëve narkotike.
Janë kapur 32 persona në kërkim.
Janë sekuestruar dy mjete lundruese pa dokumentacion.
6 armë zjarri, 2987 fishekë.

Operacioni masiv ka nisur më datë 28 Gusht dhe do përfundojë mbrëmjen e sotme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2025475551072139/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.