KALENDARI/ Edi Rama shpjegon pse viti 2018 do të jetë viti i...

KALENDARI/ Edi Rama shpjegon pse viti 2018 do të jetë viti i Skënderbeut

262
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes dyditore me qeverinë e re në Llogara, publikoi dje për të gjithë vendimin se viti 2018 do të quhet viti i Skënderbeut.
Sot ai ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë vendim, ku madje ka kërkuar edhe sugjerime për aktivitete të ndryshme të cilat i përshtaten këtij viti.

 

Statusi i plotë i Edi Ramës në “Facebook”

VITI MBAREKOMBETAR I SKENDERBEUT

Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj tē parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin e këtij viti ku përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.
Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve te VITIT MBAREKOMBETAR TE SKENDERBEUT, është më se i mirëpritur🙏

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY