Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta Akademiku Ylli Popa

16/08/2017
Ndahet nga jeta Akademiku Ylli Popa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas nje gjendjeje të përkeqësuar kronike të shëndetite, u nda nga jeta akademiku Ylli Popa, intelektual i mirënjohur, me veprimtari të shumanshme, të shtrirë në më shumë se gjashtë dekada.

Ylli Popa u lind në një familje me tradita intelektuale dhe kombëtare në qytetin e Elbasanit në vitin 1930. Pasi përfundoi studimet si normalist në qytetin e lindjes u diplomua si mjek në Bukuresht, në fushën e medikologjisë. Pas kthimit nga Rumania, për tre vjet me radhë drejtoi të parën katedër universitare të biokimisë në Shqipëri.
Me themelimin e Universitetit të Tiranës për një kohë të shkurtër u ngarkua të punonte në katedrën e sapokrijuar të terapisë spitalore. Ylli Popa është një prej mjekëve të parë shqiptarë që u specializuan për kardiologji përmes studimeve pasuniversitare.

Gjatë viteve 1958-1961 ai ndërpreu mësimdhënien në Universitet dhe thelloi studimet mjekësore në Moskë. Me kthimin në Shqipëri, si mjek në spitalin klinik shtetëror nr. 1, bashkë me kolegë të tjerë, Ylli Popa u bë themelues i shkollës shqiptare të kardiologjisë, e cila pati vlerësime të larta edhe prej personalitetesh të larta të kësaj fushe në botë.

Shërbimi si mjek në rrjetin spitalor të vendit dhe mësimdhënia e kërkimi universitar janë dy shtylla paralele mbi të cilat u zhvillua veprimtaria shkencore dhe intelektuale e akademikut Ylli Popa. Duke qenë shef i pavijonit të kardiologjisë në shërbimin spitalor, në të njëjtën kohë drejtonte edhe katedrën universitare të propedeutikës, në krye të së cilës qendroi deri në vitin 1983. Nën drejtimin e tij u themelua e para katedër dhe i pari shërbim shqiptar i kardiokirurgjisë, të cilat i kryesoi deri në vitin 1993.

Në veprimtarinë e tij të gjatë si mjek e si mësimdhënës, Ylli Popa e njohu jetën e popullit shqiptar nga majat dhe nga fundi, nga klinikat e udhëheqjes politike dhe nga fati i njeriut pa krahë, që tek mjeku shihte shpëtimtarin e jetës. Kjo njohje zgjeroi tek ai shqetësimin qytetar dhe fuqinë e mendimit intelektual.

Ai është autor i nje prej artikujve te pare kontestues mbi vlerat e sistemit politik kushtetues që trashëgoi Shqipëria që nga viti 1944. Shkrimi i tij, me një titull të huazuar nga vepra e njohur e M. Proust-it “Në kërkim të kohës së humbur”, botuar më 30 prill dhe 1 maj të vitit 1990 pikërisht në zëdhënësen e përditshme të partisë në fuqi, shkaktoi një tronditje të fuqishme.

 

Ylli Popa ishte kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për një periudhë 10-vjeçare, në një kohë të vështirë (1997-2007), dhe njihet si një nga drejtuesit më jetëgjatë të këtij institucioni, më jetëgjati pas viteve 1990. Në krye të këtij institucioni, ai vendosi gjithë autoritetin e tij, gjithë mundësitë e ndikimit, fuqinë e mendjes dhe të shpirtit, për t’i rikthyer atij autoritetin si institucioni më i lartë i kërkimit shkencor në vend, me përgjegjësinë e një kryeqendre të studimeve albanologjike brenda dhe jashtë vendit, që hartoi të parën platformë të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, e cila u bë pikë reference jo vetëm në jetën shkencore, por dhe në veprimin diplomatik ndërkombëtar.
Ai njihet në gjithë botën akademike-universitare sa për urtësinë e tij, aq dhe për mendimin reformator dhe për advokimin ndaj albanologjisë, si shkencë e identitetit.  Ylli Popa ishte një dijetar që njihej dhe vlerësohej edhe në shkallë rajonale e ndërkombëtare. Shumë artikuj shkencorë të tij u botuan në revista shkencore të indeksuara jashtë vendit.
Për gjashtë vjet (1987-1993) ishte kryetar për Shqipërinë i Lidhjes Ballkanike të Mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.