Policisë italiane i është dashur ndihma e ekipeve zjarrfikëse për të arrestuar një 42-vjeçar shqiptar që ishte kthyer në tmerrin e zonës ku vepronte, për shkak të vjedhjeve që kryente.
Ngjarja ka ndodhur në Prato, ndërsa mediat italiane nuk japin të dhëna mbi identitetin e shqiptarit të arrestuar.
Ai kishte grabitur disa bizhuteri në një apartament, kur fqinjët kanë lajmëruar policinë, pas zhurmës që kanë dëgjuar.
Shqiptari ka tentuar të largohet përmes çatisë, por tentativa e tij ka qenë e kotë, për shkak se kanë ndërhyrë ekipet zjarrfikëse që bënë të mundur ndalimin e tij.
Media italiane shkruan se 42 vjeçari kishte edhe dy bashkëpunëtorë në vjedhjet që bënte, por ata ende nuk janë kapur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/