Itali, arrestohet i dënuari me 7 vjet burg, çfarë bëri për t’ju...

Itali, arrestohet i dënuari me 7 vjet burg, çfarë bëri për t’ju shmangur hekurave

166
0
Shares

Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje u arrestua nga policia italiane pas tratativave për t’i shpëtuar dënimit me 7 vite burg.
Sipas mediave italiane, shqiptari u rikthye në Shqipëri dhe ndryshoi emrin, për të bërë të mundur rikthimin në Itali pa qenë nevoja të shlyente dënimin me 7 vite burg pas 3 urdhër-arresteve që rëndonin mbi të. Mandatet e arrestit ishin lëshuar nga magjistratët e Fierencës për dhunë në familje dhe vjedhje.
Mbrëmjen e djeshme, shqiptari ndodhej në tregun e San Lorenzo-s në Firence, pasi u kap nga policia gjatë një kontrolli rutinë. 48-vjeçari, edhe pse i dha informacione rreth vetes autoriteteve italiane për t’i shmangur ata, u shfaq i dyshimtë dhe kështu policia vendosi të bëjë një kontroll më të imtësishëm.
Intuita e policëve nuk gënjeu, dhe policia zbuloi çdo gjë në lidhje me 48-vjeçarin dhe përpjekjes së tij për t’i shpëtuar burgut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY