VENDIMI & EKZEKUTIMI/ Vlorë, vihen në sekuestro preventive 531 mijë dollarë

VENDIMI & EKZEKUTIMI/ Vlorë, vihen në sekuestro preventive 531 mijë dollarë

135
0
Shares

Llogaritë bankare në shumën e 531 mijë dollarëve janë vendosur në sekuestro preventive të dyshuara si para të ardhura nga veprimtari kriminale.
Vendimi është marrë nga Gjykata e rrethit të Vlorës më datën 9 gusht 2017 dhe është bërë ekzekutimi i tij.
Policia informon se llogaritë bankare, në shumën 531.031 USD, në një bankë të nivelit të dytë, i përkasin shtetasit të identifikuar me inicialet A. I. A

Njoftimi i plotë i Policisë
Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale , në vitin 2017 është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit A. I. A.
Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga Sektori për hetimin e krimit ekonomik-financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, datë 09. 08. 2017 e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi llogaritë bankarë të shtetasit A. I. A në një bankë të nivelit të dytë për shumën 531.031 USD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY