Qeveria “surprizë” në shtator një taksë të re, ja sa dhe për...

Qeveria “surprizë” në shtator një taksë të re, ja sa dhe për çfarë

604
0
Shares

Një “vendim” i ri i qeverisë për të aplikuar një taksë të re për pronën, shtëpitë dhe tokat tuaja në të gjithë vendin, pritet “të marrë udhë” në shtator, menjëherë pas kalimit të Ligjit në Kuvend.
Sipas këtij ligji, qeveria do të taksojë shtëpitë në bazë të një vlerësimi paraprak të vlerës së tregut. Por kategoritë e banesave sipas vlerës së tregut ende nuk janë të indeksueshme në mënyrë që qytetarët të informohen paraprakisht dhe procesi të jetë transparent.
Taksa do të aplikohet fillimisht si projekt pilot vetëm në disa qytete, si, Tiranë, Korçë dhe Fier.
Në Tiranë, qytetarët do të paguajnë 15 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993 dhe 30 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993.
Në Korçë e në Fier taksat mbi banesën janë përkatësisht 10 dhe 12 lekë për metër katror.
Qeveria shqiptare pretendon se kjo është kërkesë e BE për të konsoliduar bazën e të ardhurave përmes tatimit dhe pretendon rritje të ardhurash në buxhet deri në katër mijë herë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY