Kosovë, dështon përsëri zgjedhja e kreut të Kuvendit, mazhoranca bojkoton seancën

Kosovë, dështon përsëri zgjedhja e kreut të Kuvendit, mazhoranca bojkoton seancën

92
0
Shares

Në mungesë të kuorumit, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka njoftuar deputetët e pranishëm në sallë, se në mungesë të kuorumit, detyrohet ta mbyllë seancën e thirrur për sot për votimin e kryeparlamentarit. Mikullovci tregoi se në sallë ndodhen vetëm 59 deputetë.
Në sallë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë munguar deputetët e koalicionit PAN, të cilët do të duhet ta propozonin kandidatin për kryetar të Kuvendit, si koalicion fitues. Përveç, PAN, në sallë nuk kanë qenë as deputetët e minoriteteve, shkruan Gazeta Express.
As Teuta Rugova nuk është parë të jetë e pranishme.
Kryesuesi i Kuvendit, deputeti më i vjetër për nga mosha, Adem Mikullovci, përkundër se ka njoftuar se nuk ka kuorum për zhvillimin e punimeve të seancës së 10 gushtit, ai më pas i ka dhenë fjalën shefit të grupit parlamentar të tij, Glauk Konjufcës së VV-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY