Basha: Havzi Nela është edhe një thirrje për të keqen që e...

Basha: Havzi Nela është edhe një thirrje për të keqen që e pret një vend dhe një popull ku vdes fjala e lirë dhe media e lirë

115
0
Shares

“Havzi Nela është edhe një thirrje për shoqërinë tonë, një paralajmërim për të keqen që e pret një vend dhe një popull ku vdes fjala e lirë dhe media e lirë”.
Kështu shprehet midis të tjerave kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një postim të tij në “Facebook”, në përkujtim të 29-vjetorit të ekzekutimit të poetit dhe mësuesit Havzi Nela.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Sot 29 vjet më parë, kur Europa kishte nisur të çlirohej nga robëria komuniste dhe perdja e hekurt e izolimit po binte kudo, regjimi gjakatar shqiptar vrau Havzi Nelën, poetin që guxoi t’i thurte vargje lirisë. Jetën e poetit nuk e kursyen as intelektualët e regjimit të cilët me zellin e shërbëtorit u bënë edhe më mizorë se xhelatët të cilëve u shërbenin.
Poeti, mësuesi, njeriu i lirë dhe shpirti i pathyeshëm, Havzi Nela e sfidoi diktaturën dhe ngriti zërin kundër çdo krimi të saj: kundër shkatërrimit të pronës private, kundër kolektivizimit, kundër ndalimit të besimit në Zot, kundër mungesës së shtypit të lirë, kundër ndalimit të fjalës së lirë, kundër shtypjes dhe robërimit të një populli të tërë. Për 21 vjet rresht e torturuan, e burgosën, e internuan, por nuk e mposhtën dot. Edhe nga qelitë e burgut ai nuk rreshti duke i thurur himne lirisë, duke i bërë thirrje “të shtypunit çou” e duke shpresuar që Fryma e Helsinkit do “dergjej porsi era” kundër kështjellave feudale.
Kur nuk e thyen dot, xhelatët mizorë e vranë, por ai ngadhnjeu mbi vdekjen si martir i lirisë.
Havzi Nela rëndon ende mbi ndërgjegjen e atyre që ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit dhe xhelatët e tij dhe të mijra shqiptarëve të pafajshëm. Por sot Havzi Nela është edhe një thirrje për shoqërinë tonë, një paralajmërim për të keqen që e pret një vend dhe një popull ku vdes fjala e lirë dhe media e lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY