Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ASTRIT PATOZI/ E kam një parandjenjë, do ketë shumë befasi në qeverinë e re të Edi Ramës

09/08/2017
Edi Rama në hall të madh, mbledh në Kryeministri të besuarit e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

E kam një parandjenjë që do ketë shumë befasi në qeverinë e re të Edi Ramës. Mund të shikoni në shtator burra e gra, për të cilët nuk ia ka vajtur mendja kurrë. Që mund të mos jenë marrë asnjë ditë të vetme me politikë, apo që mund të kenë qenë në hall të vet diku në rreshtat e fundit të saj.
Mënyra si po sillet “timonieri” pas 25 qershorit të çon në këtë përfundim.
Dhe kjo shkon përtej arrogancës së 4 vjetëve të shkuara, kur fjalimi i parë i tij në parlament mbahet mend vetëm për shprehjen “prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma”.
Është karshillëku i atij që mendon se ka fituar i vetëm dhe se nuk ka më kë e ndan “plaçkën e luftës”. Ndaj edhe po tallet me të gjithë bashkëpunëtorët, si me ata që janë ende në detyrë, por edhe me ata që po presin më kot që të vlerësohen një ditë për mundin dhe kontributet. Të cilët po rrinë e vështrojnë të depersonalizuar se mbase deri në vjeshtë i ndërron mendja udhëheqësit suprem.
Në këtë pikë ka mbërritur plotfuqishmëria e liderit në partitë tona, që po degradojnë dita-ditës.
Ndaj edhe nëse nuk shikoni fytyra të diskretituara në polifoton e kabinetit të ri të Edi Ramës, mos u gëzoni kot, se asgjë nuk do të vijë për mirë. Ju mjafton “timonieri” për ta ditur që tani se çfarë ngjyre, çfarë ere dhe çfarë shijeje do të ketë qeveria e re.
Dhe mos mendoni se ulja në stolin e deputetit të disa ministrave do të rrisë cilësinë e parlamentit. Sepse do të shkojnë aty kokulur dhe nuk do të ndihen fare, por do të flasin vetëm nëse dikush u përmend emrin. Sepse e kanë pranuar vetë fatin e tyre, që kur ushqyen për vite me radhë rritjen e përbindëshit.
Është e njëjta sëmundje, madje më e rëndë, që ka pushtuar prej kohësh edhe opozitën. E cila fazën e vet akute e pati në 3 muajt e fundit, kur Lulzim Basha u shndërrua papritur në një bajloz dhe i bëri vetë të gjitha. Çadrën, Republikën e Re, listën dhe fushatën. Por ndryshe nga “timonieri” u shpërblye me çelësat e kashtës më 25 qershor. Por kjo nuk e dekurajoi fare, sepse si trim i çartur udhëhoqi një tjetër betejë ku doli triumfator duke mundur 9 me 1 Eduard Selamin.
Po ta shikosh me vëmendje, të dy ortakët e marrëveshjes së 18 majit kanë vetëm një merak, të jenë të rrethuar nga vartës të bindur dhe servilë gjithfarësh. E vetmi ndryshim është se “timonieri” i do që të kenë emra, por që të mos flasin, ndërsa tjetri ka frikë edhe nga emrat.
Nëse do ta lemë që ta zgjasë edhe pak ky fenomen i shpifur, që vetëm me politikën moderne nuk ka lidhje, nuk do të ketë më nevojë fare për parlament. Sepse mjafton që të shkojnë në sallën e Kuvendit vetëm dy burra, fituesi dhe humbësi. Dhe atdheu do të jetë më i përfaqësuar se kurrë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SKANDAL/ Një vjedhje e madhe po përgatitet, ja kush dhe si po e realizon

PAS 13 VITESH/ Largohet nga zyra e Ramës, Engjëll Agaçi

14/02/2026
“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDAL/ Një vjedhje e madhe po përgatitet, ja kush dhe si po e realizon

PAS 13 VITESH/ Largohet nga zyra e Ramës, Engjëll Agaçi

14/02/2026
“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.