Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PËRGJIMET & DETAJE/ Kush është “i madhi” 50 mijë eurosh në Tiranë, bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës?

06/08/2017
SHISH kërkon fonde për të përgjuar biseda në Whatsapp dhe Viber
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sa herë që kultivuesit dhe trafikantët e kanabisit janë vënë nën përgjim, në bisedat e tyre flitet për lidhje me zyrtarë të lartë apo drejtues kryesorë të rendit. Rasti më i fundit është a ii grupit të trafikantëve të Vlorës, që u kapën në vitin 2015 pasi u zbuluar se përdornin një avion sportiv për ta trafikuar hashashin nga Shqipëria drejt Italisë.
Në trafik rezultoi i përfshirë edhe një shef policie, por trafikantët flasin për njerëz “të mëdhenj”, madje për “të madhin” në Tiranë.
Përgjimet janë kryer me anë të një aparati të vendosur në makinën e Sokol Burhamajt, organizatorit të trafikut, por edhe me metoda të tjera. Një pjesë e tyre, që është zbardhur nga gazeta “Panorama”, tregon pikërisht lidhjet e trafikantëve me zyrtarë të lartë që u garantonin qetësinë për të kultivuar plantacione të tëra me kanabis.
Ky grup trafikantësh u zbulua falë një hetimi të policisë italiane për dy familje shqiptare, Lamaj dhe Hametaj, që trafikonin drogë me avionë nga Vlora në Brindisi.
Familja Lamaj përdorte një avion “Aeropakt  A 22 S”, në të cilin autoritetet italiane arritën të vendosin një përgjues.
Mjete përgjimi u vendosën edhe në tre makina tip “Audi” që përdoreshin nga trafikantët.
Operacioni i koduar me emrin “Fluturimi i lirë” nisi më 24 gusht me arrestimin nga autoritetet italiane të Vilson Lamajt dhe të italianit Italo Loreto. Ata po zbrisnin në një pistë të braktisur në komunën e Ostunit avionin me 128 kilogram kanabis që e kishin marrë në zonën e Lumit të Vlorës.

Përgjimi 10 korrik 2015

Nga përgjimet ambientale në automjetin “Audi A3” me targë DL … NH, më datë 10 korrik 2015, ora 02:23 rezulton një bisedë mes Fatos Burhamajt (Lamajt) dhe Sokol Burhamajt.

Fatosi: I kanë thënë për një person shumë të madh në Tiranë, më i madhi.
Sokoli: Eh, ka marrë 50.000 euro. I ka marrë njëri që ishte atje… ca persona të tretë që kishin dhjetë parcela, 1 mijë a 3 mijë rrënjë kishin vetëm atje.

Ndërsa më 7 gusht 2015 dy vëllëzërit Sokol Burhamaj (Lamaj) dhe Vilson Lamaj flasin për sasinë që do të mbillet. Në bisedën e tyre flitet sërish për implikimin e zyrtarëve të shtetit.

Sokoli: Do të bëhen stallat me rresh me eternity. Vetëm ne do të qëndrojmë atje. 5 – 6 persona me kallash. Do të bëjmë 10 mijë rrënjë. I vendos të thahen atje ku janë bletët. Unë them të bëjmë 1 ton. 10 mijë rrënjë bëjmë 10 ton hashash. Janë 10 ton hashash, vëlla.
Vilsoni: Janë shumë punë or mik
Sokoli: Një ton ia japim shtetit dh etë tjerat i kemi për vete.
Vilsoni: Këtij i duhen mbushur xhepat mirë në mënyrë që të thotë “aaa, po, kam xhepat plot”.
Sokoli: Po çfarë të të thotë tjetër shteti ty.
Vilsoni: Të themi 10-20 mijë rrënjë të vogla dhe më pas kalojmë nga e madhja. 7 – 8 persona dhe çdonjëri ka punëtorin e vet në kopësht.

Nga hetimet nuk rezulton që ata t’i kenë përmendur me emra zyrtarët e lartë. Ndërkohë që hetimet e prokurorisë zbardhën edhe rolet e secilit prej anëtarëve të grupit të ndarë në dy pjesë, në Shqipëri dhe Itali.
Rolin kryesor e luanin vëllezërit Sokol dhe Vilson Lamaj. Sokoli qëndronte në Shqipëri, kujdesej për kultivimin e ngarkesat dhe priste udhërat nga i vëllai.
Pjesë e këtij grupi narkotrafiku ishte edhe efektivi i policisë së qarkut të Vlorës Vladimir Zanaj, i cili jepte informacione për aksionet e policisë.
Fatos Burhamaj ishte gjithashtu pjesë e grupit. Por ai pati një konflikt me vëllezërit Lamaj në lidhje me angazhimet financiare brenda grupit. Krahu i tij ishte edhe Neko Burhamaj, që punonte në plantacionet me kanabis.
Fadil Shehaj rezultonte roje i plantacioneve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.