Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL & EMRA/ Zyrtarë të lartë shtetëror në konflikt të hapur interesi, favorizojnë bankat bllokojnë tarifat e reja përmbarimore

04/08/2017
SALI BERISHA/ Iku hajduti i floririt erdhi mësuesi i arratisur i anglishtes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një konflikt i hapur interesi i bankave të nivelit të dytë dhe Shoqatës së Bankave, me zyrtarë të lartë të qeverisë, ka bllokuar të paktën që prej fillimit të këtij viti, tarifat e reja përmbarimore.
Pikërisht, miratimi i udhëzimeve të reja për tarifat përmbarimore, po nxjerr në pah një skandal në të cilin rezultojnë të jenë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të dy ish-ministrave socialiste të financave, Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetajt.
Miratimi i këtyre udhëzimeve është mbajtur i bllokuar për më se 6 muaj (duheshin miratuar 1 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, pra që në janar 2017), dhe arsyet e këtij bllokimi po dalin në sipërfaqe këto ditë.
Bashkëpunëtorë, deri edhe familjarë të afërt të Canit dhe Ahmetajt, zënë pozicione kyçe në sistemin bankar të vendit apo në Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe ky fakt shpjegon më së miri bllokimin disa mujor të miratimit të udhëzimeve për tarifat përmbarimore.
Më konkretisht, bashkëshortja e ish-ministrit të financave Arben Ahmetaj, është drejtoreshë në një bankë të nivelit të dytë. Ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit Cani, Spiro Brumbulli, aktualisht është Sekretar i Shoqatës së Bankave. Po kështu mësohet se edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Financave Erjon Luci, punon si drejtoreshë në një tjetër bankë të nivelit të dytë.
Përgjatë gjithë këtyre muajve, zyrtarët e sipërpërmendur, për arsye të pastra personale dhe në konflikt të hapur interesi, kanë mbajtur të bllokuar udhëzimet për tarifat përmbarimore.
Skandali thellohet dhe më tej kur shikon lehtësinë me të cilën këta zyrtarë përdorin funksionet e larta publike që kanë mbajtur dhe mbajnë, në funksion të interesave private apo të grupeve të caktuara të interesit, në rastin konkret të bankave, të cilat siç shihet, drejtohen nga njerëzit e tyre më të afërt.

Comments 4

  1. Rona says:
    9 years ago

    personalisht nuk besoj se eshte nje vendim i ish ministrit Ahmetaj ka maturine dhe eksperiencen e nevojshme per te mos bere gabime te tilla seshte gje tjetet vecse nje sajese e radhes per ti hedhur poshte punen serioze ne krye te financave

  2. Klodi says:
    9 years ago

    Nje nga me te miret e qeverise Rama po normal ne nuk shikojme punen e dikujt po vazhdojme merremi me thashetheme, merruni me probleme serioze jo me e tilla lajme qe dihet se nga e kane burimin,,, mos u mundoni te fshihni paaftesine e ministrave teknik.

  3. Genti says:
    9 years ago

    shume e ulet qe mediat jane kaq te frustruara dhe per arsye te ndryshme politike apo ekonomike qofshin perbaltin figuren e nje person

  4. Benci says:
    9 years ago

    lejini more kto prralla po shikoni ato dallaveret e ministrave teknik merruni e hetoni shkelesit e vertete, tarifat abuzive te ketyre ministrave qe po bien ne kurriz te bankave e qytetareve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.