Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AMBASADORI SPASSE/Skënderbeu “hungarez” do të korrigjohet

31/07/2017
AMBASADORI SPASSE/Skënderbeu “hungarez” do të korrigjohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Skënderbeu hungarez do të ndryshojë mënjeherë pamjen duke u kthyer në një skenderbe ashtu si e njohin të gjithë, pasi shumë reagime në Tiranë alarmuan për profilin e deformuar të heroit tonë kombëtar nga një skulptor hungarez.

“Duke marrë shkas nga disa reagime të miqve në FB lidhur me fizionominë e bustit të Skënderbeut që planifikohet të vendoset në Budapest, dëshiroj të sqaroj se maketi i paraqitur në foto është vetëm maket. Ai do të pësojë ndryshime deri sa të marrë tiparet me të cilat shqiptarët janë familjarizuar. Faleminderit për mirëkuptimin”, njofton ambasadori shqiptar në Budapest, Arian Spasse.

Pak ditë më parë ambasada shqiptare në Budapest, bëri me dije për vendosjen e një shtatoreje të Heroit tonë Kombëtar në Budapest, pranë monumentit të heroit hungarez Janosh Hunaidi.

Skulptorë dhe pedagogë të Fakultetit të Arteve të Bukura pohojnë se statuja e heroit tonë kombëtar si vepër e skulptorit hungarez Mihaly Gabor nuk i referohet Skënderbeut. Sipas tyre Skënderbeu është një figurë që ka rol të madh në histori, por edhe në diplomaci. Për skulptorët Sadik Spahija, Artan Peqini apo dhe Ermir Grezda është një vepër e dobët artistikisht.

Reagim të menjëhershëm dhe të ashpër ndaj kësaj pune u bë nga dekani i fakultetit të Arteve Pamore, Ardian Isufi, ku përmes rrjetit të tij social e quajti një “mënyrë artistike” skulpturën hungareze, duke tërhequr vëmendjen edhe për “injorancën” e institucioneve shqiptare.

“…nuk kam parë ndonjëherë Skënderbe më “impresionues ambig” por jo shqiptar… padyshim, mund të jetë hungarez, bullgar apo serb, por kurrsesi shqiptar!… fundi i fundit, sipas shprehjes së urtë popullore edhe kjo “mynxyrë artistike dhe historike nuk do zgjasë më shumë se tre ditë” dhe do ta ngulin aty ku e kanë paravendosur duke vazhduar të shtrembërojnë në mënyrë konstante historinë dhe kulturën tonë, por ajo çfarë më vjen keq është se palë në këtë rast bëhet edhe injoranca jonë institucionale e zyrtarëve tanë “par excellence”, që i kemi dërguar me taksat tona për të promovuar Shqipërinë dhe po e “ç’meritojnë” me sukses të paparë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare!”, ka thënë Isufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.