VIDEO/ Itali, egzekutohet shqiptari në derën e shtëpisë, flasin dëshmitarët

VIDEO/ Itali, egzekutohet shqiptari në derën e shtëpisë, flasin dëshmitarët

239
0
Shares

Një krim I rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një shqiptar është egzekutuar në derën e shtëpisë. Krimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në rrugën ‘Galvani’, në Terni Itali.
Viktima është një shqiptar 49 vjeç.
Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, shqiptari njihej nga policia ndërsa mësohet se punonte si murator.
Dëshmitarët kanë treguar se fillimisht janë dëgjuar të bërtitura dhe më pas 3 të shtëna.
49-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia e tij dhe mbërriti tek makina e tij, kur nga pas i është afruar një tjetër person.
Mes tyre fillimisht ka pasur një zënkë e më pas autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar 4 herë. Kanë qenë banorët të cilët kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë. Shqiptari fatkeqësisht ka humbur jetën pak më vonë në spital.
Arma e krimit është gjetur në një kosh mbeturinash jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa autori duket se është zhdukur pa lënë gjurmë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY