EMRI & FOTO/ Ndërron jetë gazetari dhe publicisti i njohur

EMRI & FOTO/ Ndërron jetë gazetari dhe publicisti i njohur

112
0
Shares

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, publicisti dhe redaktori i vyer i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmeti.
Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”.
Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “ Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.
Qani Mehmeti ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka”, Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “ Rilindja”. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.
Ka botuar me dhjetëra kolumne editoriale, intervista në gazetat e Prishtinës Tiranës, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajevës.
Së fundi ka botuar studimin “Shtetformimi i Kosovës 1968 -2008”.
Qani Mehmedi ishte dëshmi e gjallë e historisë së Kosovës në afro dyzet vitet e fundit. Ai kishte një arkiv të madh të trashëguar nga lidhjet, bashkëpunimet patriotike dhe miqësitë e shumta.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin e tij të lindjes në Drogomisht të Vogël, në Kërçovë të Maqedonisë në orën 18. RTK

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY