Mbrëmë, në emisionin “Të Paekspozuarit”, kryeministri Edi Rama pa se si ishte gjendja e urgjencës së Tiranës, e treguar nga një infermier.
Pamjet e transmetuara nën rrëfimin e infermierit që kishte disa vite në punë, e vunë në siklet kryeministrin. Në ato që tregonte infermieri, shihej si mungonte uji, lavamanët e banja ishin të prishur, dokumentet e hedhur përtokë, tavanet me lagështirë, ndërsa pajisjet mungonin ose ishin jashtë përdorimit si në autoambulanca ashtu edhe brenda në repartin e urgjencës.
Përballë këtij denoncimi që tregonte një anë skandaloze të shërbimit shëndetësor, teksa Rama po mburrej për reformën në shëndetësi, kryeministri shpërtheu duke e quajtur infermierin karagjoz. Ai vazhdoi fyerjet edhe pse drejtuesi i emisionit i vuri disa herë në dukje se po sulmonte një punonjës që po tregonte vetëm të vërtetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/