Të (dis)informohesh për Kosovën nga televizionet kombëtare të Shqipërisë

Të (dis)informohesh për Kosovën nga televizionet kombëtare të Shqipërisë

110
0
Shares

Dilfirus Vrioni *

Secili sheh televizor sipas preferencës së tij. Dikush sheh televizor për t’u informuar, dikush për t’u argëtuar ose thjesht për të kaluar kohën. Televizioni kur përdoret mirë mund të na mësojë shumë gjëra, për vetë shpejtësinë e lajmit që përcillet televizioni na mbron edhe nga rreziqe të jetës së përditshme. Më tej, televizioni na informon për evenimente publike, politike shumë të rëndësishme ose bën shumë të rëndësishme ngjarje të ndryshme politike, sociale, ekonomike. Por, edhe e kundërta, televizioni mund të na izolojë nga bota e jashtme, të na konsumojë vëmendjen na lodh dhe na bën të pandjeshëm.
Përballë televizionit mund të përshtasim sjellje të ndryshme. Mund të jemi të moderuar, që do të thotë së mund të shohim disa emisione në ditë sipas interesave tona, mund të ndodhi që të kemi “alergji” ndaj televizorit, të mos ndjekim asgjë dhe ta shohim si armik, mund të jemi tërësisht të varur që do të thotë të shohim programe të paklasifikuar, pa ndonjë interes të veçantë për ne.
Pra, televizioni nuk mund të ekzistojë pa një rrjet kulturor, ekonomik edhe politik që lejon zhvillimin e emisioneve, programeve dhe publicitetit.
Siç besoj të gjithë jemi në dijeni në Kosovë u mbajtën të dielën e 11 qershorit, zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë zgjedhjet e gjashta parlamentare që pas shpalljes së pavarësisë.
Me syrin e një shikuesi neutral shpesh na ka rënë të shohim se fjalimet, takimet, apo daljet live të partive dhe liderëve kryesore në vend kanë zënë lajmet e para, të edicione kryesore, në ekranet e televizioneve kombëtare dhe televizioneve të tjera kryesore.
Por nga ana tjetër na ka rënë në sy po ashtu një mbulim shumë pasiv dhe të pa interesuar në lidhje me fushatën e partive politike dhe zhvillimet politike në Kosovë. Lajmet për Kosovën, fushatën, programin politik të partive kanë qenë pak ose aspak prezente në lajmet kryesore. Kulmi i shprehjes së mosinteresimit dhe indiferentizmit shprehet me faktin se Kosova u la një plan përtej politikës së jashtme.
Për të studiuar rastin marrim edicionet e lajmeve të mesditës së datës 12 qershor, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Në televizionin kombëtar Vizion Plus në edicionin e orës 15.00 të datës 12 qershor lajmi për Kosovën ka kaluar i katërti dhe i pesti ku kanë zgjatur përkatësisht. Si lajm i katërt, 148 sekonda dhe lajm i pestë ku ka zgjatur 80 sekonda.
Në televizionin kombëtar Klan, në lajmet e orës 15.30 të datës 12 qershor, lajmi për Kosovën ka kaluar i dhjeti edhe ka zgjatur 95 sekonda.
Po në datën 12 qershor, në televizionin kombëtar Top Channel dhe në edicionin e orës 15.00 lajmi për Kosovën përkatësisht lajm i 10-të dhe ka zgjatur 280 sekonda, lajm i 11-të dhe ka zgjatur 150 sek, dhe lajm i 12, ku është raportuar për listën serbe, dhe ka zgjatur 75 sekonda.
I vetmi që bëri diferencë ishte Radio Televizioni Publik Shqiptar ku situata ishte pak më ndryshe, në datën 12 qershor, zgjedhjet në Kosovë, në edicionin e lajmeve të orën 16.00, kanë qenë lajm i parë për 160 sekonda dhe lajm i dytë me 140 sekonda.
Në këtë përmbledhje të shkurtër shifrash del e qartë se Radio Televizioni Shqiptar ka qenë kanali më informues në krahasim me televizionet e tjerë kombëtarë, duke e përmbushur funksionin e tij, dhe duke e ridimensionuar veten dhe rëndësinë e këtij institucioni publik në jetën publike të vendit.
Televizioni publik ka mundësinë dhe kjo mund të jetë fillimi për të qenë hapësira midis institucionit, gjuhës dhe publikut. Pra ai ka potencialin të përmbledhë në një dimension tekstual dhe simbolik gjuhën e kodifikuar dhe të strukturuar në gjini të ndryshme të jetës dhe t’i verë në skenën e së përditshmes. Në këto kushte televizioni ka mundësinë të kthehet në hapësirë të arsyeshme dhe sociale sepse ai lidh hapësirën brenda pragut të shtëpisë dhe krijon projeksione të reja. Televizioni publik ka vënë premisat për krijimin e një lloj të ri publiku, por edhe të ndikojë  në ritmet e jetës shoqërore të vendit.
Në shumësinë e kërkesave demokratike thelbësore me rëndësi është të dihet që televizioni publik dhe privat ka detyrimin të jetë: pluralist, krijues, të kultivojë dhe të informojë. Mekanizmat ekonomikë, politikë dhe kulturorë prodhuar nga televizioni si vend bashkëkohor i prodhimit të imazhit popullor por gjithashtu edhe të riprodhimit të tij. Informacioni në lidhje me politikën e Kosovës, është haptazi më i rëndësishëm për secilin televizion dhe për secilin nga publiku shqiptar, sesa politika franceze, apo e cilitdo shteti tjetër ku vetëm lajmi për zgjedhjen e Z. Macron si president ka kaluar shpesh herë si lajm i parë dhe i dytë.
Natyrisht që Televizoni publik ka nevojë për të krijuar pavarësinë për të krijuar, prodhuar edhe pasuruar jetën e tij si mjet komunikimi bashkëkohor por edhe të publikut, publik.

* Përgjegjëse Sektori
Marrëdhëniet me Jashtë dhe me Publikun
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY