Lulzim Basha postoi në Facebook një video, ku shfaqet Edi Rama në periudhën e fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, duke bërë një nga premtimet e tij.
Në video Rama deklaron se ai do të heqë taksën 20% për ushqimet bazë dhe se do të ulë çmimet dhe do të rrisë mirëqenien.
“Ne do ta heqim taksën 20% për ushqimet bazë. Ne do t’i ulim çmimet dhe do të rrisim mirëqenien”, shprehet Rama.
Videoja e postuar nga Basha mbyllet me një mesazh për të gjithë votuesit e 25 qershorit.
“Edi Rama i shkel premtimet. Mbaje mend kur të votosh”.
Plani im ekonomik ka në themel uljen e taksave. Fitore ✌️ #EkonomieForte #Vote6
Posted by Lulzim Basha on 14.06.2017
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/