Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Horoskopi, 8 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

07/06/2017
Horoskopi, 7 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dashi
Duhet të shikoni të ardhmen me më shumë optimizëm sot, sepse energjitë fizike nuk ju mungojnë, kështu që bëni mirë të mos i shpërdoroni në gjëra pa vlerë. Mos rrini të prisni që gjërat të ndodhin vetë. Duhet të veproni para kohe, të ekspozoheni personalisht, për të arritur atë që dëshironi. Mos e shtyni një angazhim në punë i cili duket me pak peshë, pasi do të rezultojë vërtetë fitimprurës.

Demi
Humori juaj sot do të paraqitet shumë mirë. Interesat tuaja do të rriten dhe nuk do të humbisni asnjë rast për të udhëtuar e argëtuar me miqtë tuaj. Dita është ideale për t’u marrë me projekte që kanë të bëjnë me shtëpinë apo punën. Do dini si të përshtateni në ambiente të ndryshme, duke nxjerrë në pah anën tuaj më të mirë. Ata që janë vetëm bëjnë mirë të mos nxitohen në marrjen e vendime nga të cilat mund të zhgënjehen.

Binjakët
Ju pret një ditë mjaft konfuze. Mos lejoni që një problem familjar të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me persona që ju rrethojnë, ose në jetën tuaj private. E keni mendjen gjetkë dhe kështu rrezikoni që të humbni mundësitë e mira. Hëna në kundërshti me Mërkurin dhe Uranin, do bëjë që të jeni të acaruar. Mos e humbni durimin përballë situatave të sikletshme dhe vështirësive të ndryshme. kujdes me shëndetin.

Gaforrja
Dëshira për të ndërmarrë aksione të rrezikshme profesionale ose financiare sot do të jetë e fortë. Në dashuri jeni të sigurt se ndjenjat tuaja vlerësohen dhe kthehen në po të njëjtën mënyrë nga partneri. Qoftë në punë, edhe në raportin me partnerin/en do të keni mundësi shumë të mira për të pasur sukses. Dita do të jetë e mbarë në sajë të bujarisë së Hënës. Mbani diçka parasysh, jepini prioritet vetëm asaj që vlen vërtetë.

Luani
Mundohuni të mendoni edhe për shëndetin tuaj. Në punë mjafton pak për të arritur atë që dëshironi. Në dashuri do të mbretërojë mirëkuptimi i shoqëruar me momente romantike. Parashikohen komplikime dhe ndryshime gjatë ditës, të cilat do i’u nervozojnë. Familja apo partneri/ja do ju dalin kundër një projekti në të cilin jeni përfshirë. Do të ketë debate lidhur me disa probleme me të cilat po përballeni.

Virgjëresha
Dita e sotme do ju sjellë momente të gëzuara dhe një atmosferë të lumtur rreth jush. Hëna te shenja e Ujorit ju krijon kontraste në familje. Plutoni do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke i’u mbushur me energji. Do të arrini që të kapërceni çdo pengesë dhe komplikime të shkaktuara nga disa planete kalimtarë. Dita do të mbyllet me sukses, duke provuar se zgjedhjet e bëra prej jush janë të drejta.

Peshorja
Pozicioni i shkëlqyer yjor në qiellin tuaj do ju sjellë një sërë lajmesh të papritura që duhet të merren në konsideratë, sidomos në qoftë se jeni në kërkim të një vendi pune ose doni të përmirësoni pozicionin tuaj. Koherenca harmonike që keni me gjithçka, do të bëjë që të shkëlqeni në këtë të enjte. Por pavarësisht pengesave me të cilat do të përballeni, do të ndiheni shumë pozitiv dhe optimistë. në planin financiar situatën do e keni nën kontroll, prandaj mund të bëni edhe disa blerje.

Akrepi
Më në fund do të ndiheni gati për të mbyllur një detyrë që iu është ngarkuar prej kohësh. Detyra është e një rëndësie të madhe dhe shtysa që do ju japë partneri apo partnerja juaj, do të jetë vendimtare. Kujdes me shëndetin, do jetë disi delikat gjatë kësaj dite. Në qoftë se sot ndiheni të lodhur, të shpërqendruar, aspak në humor, të pavendosur dhe aspak të saktë në veprimet tuaja, mundohuni të pushoni pak më shumë.

Shigjetari
Dita e sotme do të jetë mjaft produktive, sidomos në qoftë se vini në përdorim sensin tuaj praktik dhe aftësitë organizative. Do të gjeni interesa të reja që do t’i ndani me partnerin ose me një grup miqsh. Do të dini çfarë të bëni dhe kujt t’i jepni prioritetin e duhur, pavarësisht ndikimit negativ të Marsit në shenjën tuaj. Bëni mirë që të tregoni kujdes për çdo detaj, në mënyrë që të çoni deri në fund atë që keni në kokë

Bricjapi
Dita e sotme do të jetë me të vërtetë e shkëlqyer për ju. Do të arrini sukses të plotë në çdo iniciativë që do të merrni, do të sistemoni çështje që keni lënë pezull dhe do të kaloni mbrëmjen me persona që ju interesojnë. Shkëndija vullkani në shenjën tuaj, do i japin jetë projekteve të reja. Janë të shumtë planetët që do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj. Fatmirësisht po lind një fazë shumë entuziaste në sferën tuaj profesionale.

Ujori
Do të jetë një ditë premtuese kjo e sotmja. Nuk do të mungojnë mundësitë për të mbyllur kontrata pune mjaft të rëndësishme dhe për të njohur persona të rinj mjaft stimulues. Në ekipin tuaj të punës do të vlerësoheni pafund për shkak se do të çoni deri në fund një projekt shumë të rëndësishëm. Megjithatë mos i tregoni projektet që keni në sirtar, pasi mund t’iu dalë situata nga kontrolli.

Peshqit
Do të jepni më të mirën e vetes suaj në nivelin human, duke u demonstruar të ndjeshëm ndaj personave që kanë nevojë për ju. Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje të këndshme me shoqërinë tuaj. Të përfshirë nga entuziazmi në punë do të përfshiheni drejt nismave të vështira, duke bërë zgjedhje të guximshme. Dashuria do të ketë mbështetjen e Hënës dhe Venusit kështu që gjithçka do të shkojë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.