80 mijë euro kokainë, “bosi” shqiptar dhe gruaja italiane i mbanin në...

80 mijë euro kokainë, “bosi” shqiptar dhe gruaja italiane i mbanin në kroskot

115
0
Shares

Një 38-vjeçar shqiptar dhe një grua nga Breshia, 50 vjeçe, janë vënë në pranga pasi do të fitonin një shumë prej 80 mijë euro nga shitja e lëndëve narkotike. Sasia prej 800 gr e drogës së llojit kokainë iu gjet cifitit në makinën e tyre.

Trafikantët janë arrestuar në dalje të autostradës në Breshia të Italisë, teksa lëviznin me një makinë tip “Fiat Bravo” dhe janë ndjekur për pak kohë nga efektivët e policisë.

Kur janë ndaluar, gjatë kontrollit në “Fiat Bravo” është gjetur dhe sasia prej 800 gr kokainë, e ndarë në disa paketime dhe e mbështjellë me celofan.

Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, raportojnë sot mediat lokale. Identiteti i shqiptarit dhe as i gruas italiane nuk bëhen me dije, por raportohet se ata janë më precedentë të mëparshëm për trafik droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY