Mazhoranca merr superxhiro, KQZ zëvendëson komisionerët e opozitës

Mazhoranca merr superxhiro, KQZ zëvendëson komisionerët e opozitës

56
0
Shares

Mazhoranca duket e vendosur për të shkuar e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit. Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  zëvendëson komisionerët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 18 qershorit. Vendimi u miratua me 4 vota pro dhe dy kundër në mbledhjen e radhës të Komisionit, e cila u shoqërua me debate pasi përfaqësuesit e opozitës pretenduan se shumica e këtyre qytetarëve janë anëtarë dhe militantë të majtë.
“Është një listë fund e krye me militantë të PS në pushtet, aq më keq këta militant janë të gjithë të punësuar në shtet. Nëse do të bëni konsideratë bëni, unë nuk vij për anëtarët e KQZ, forcë politike që do të sabotojë zgjedhjet mbajeni për vete, mos hyni në konsiderata të tilla, ndryshe do të hyjmë në debat”, tha Ivi Kaso, përfaqësuesi i PD-së.
Ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesit e mazhorancës i kërkuan opozitës që të paraqesin prova për këtë pretendim, në mënyrë që të merren masa për ti hequr nga lista personat që nuk plotësojnë kriteret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY