Katër ministrat e rinj betohen para Presidentit

Katër ministrat e rinj betohen para Presidentit

74
0
Shares

Katër ministrat e rinj, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi u betuan sot përpara Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Në ceremoninë e betimit ishte i pranishëm zv/kryeministri Niko Peleshi, ndërsa u vu re mungesa e kreut të ekzekutivit Edi Rama.
Ministrat e rinj, u votuan ditën e djeshme në seancën parlamentare vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita prej më shumë se një muaj ka bojkotuar punimet e kuvendit.
Fatmir Xhafaj – Ministër i Punëve të Brendshme
Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka – Ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Eduard Shalsi – Ministër i Pushtetit Vendor
Katër ministrat zëvendësuan, Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY