“Al Petrol”, karburantin e vjedhin të vetët, miliona lekë në xhep

“Al Petrol”, karburantin e vjedhin të vetët, miliona lekë në xhep

117
0
Shares

Policia e Fierit arrestoi një magazinier të kompanisë “Al Petrol”, ndërsa ka nisur proçesim penal në gjendje të lirë për katër roje me akuzën e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Ata akuzohen se kanë abuzuar me detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 15.000.000 lekë të reja.

Shpëtim Ramaj, 48 vjeç, banues në lagjen “Apollonia” Fier, me detyrë magazinier në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”, është personi që ka rënë në pranga.

U proçeduan penalisht në gjendje të lirë

-S.M, 44 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier.

-M.R, 56 vjeç, banues në lagjen “Kastriot”, Fier.

-Sh.K, 62 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.

-F.C, 47 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”, Fier.

(Të katërt me detyrë roje në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY