Një tjetër problem i kësaj force politike në qarkun e Lezhës është se kush do ta zëvendësojë Armand Prengën, megjithëse deputeti tjetër do të ketë jo më shumë se 3 muaj jetë parlamentare, deri në zgjedhjet e 18 qershorit.
Kështu në listë për të zëvendësuar Armand Prengën është Kastriot Piroli. Ish-drejtor i Hipotekës në Kurbin, është arrestuar më 11 mars te 2015 me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Ai është liruar pak kohë më parë nga Gjykata e Kurbinit, pasi dënimin për akuzat e ngritura ndaj tij e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.
Prokuroria kërkoi tri vite dënim për Pirolin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/