Ndodh rrallë që histori të tilla dikush t’i tregojë publikisht, por artistja shqiptare ka guxuar. Në fakt, po flasim për një histori, e cila kujt më shumë e kujt më pak mund t’u ketë ndodhur shume shqiptarëve. Njerëz të pushtetshëm që kërkojnë raporte seksuale në këmbim të favoreve kemi dëgjuar shpesh, por kur kete e kerkonte nje zevendesminister I Brendshem ne kohen e diktatures komuniste, situata ishte edhe me e rrezikshme.
Balerina Hueyda El Saied ka treguar në “Xing me Ermalin” historinë e jetës së saj dhe se si zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Fecorr Shehu, i shkatërroi familjen. Pasi tregon njohjen e dy prindërve të saj, babait sudanez dhe mamasë shqiptare, Hueyda zbulon se pasi kishte lindur ajo, familja donte të transferohej në Libi. Kjo do të kishte ndodhur, nëse zv-ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohe Fecorr Shehu mos t’i shkonte në mendje të fuste në shtrat mamanë e saj, e cila ishte një nga femrat më të bukura në Tiranë.
“Feçorr Shehu, zv-ministri i Punëve të Brendshme sheh pashaportën e mamit tim dhe i bën përshtypje, sepse mami im është shumë e bukur, ishte shumë e bukur, ka qenë një nga femrat më të bukura në Tiranë. Një ditë mami kthehej nga puna, në bulevard dhe tek hotel “Dajti” i ndalon një makinë me perde të zeza, hap derën dhe e pyet: Ju jeni Djanushka El Saied? “Po”- i thotë ajo. Personi i thotë: Unë jam zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme dhe të hënën në orën 12 duhet të vini në zyrën time. Mbyllet makina dhe ikën. Mami shkon në shtëpi dhe i tregon babit, i cili tha se do ta shoqëronte. Shkuan atje, takuan zëvendës-ministrin dhe ky nxorri si pretekst që meqë unë dhe mamaja ime ishim shqiptare, babi duhet të largohej nga Shqipëria dhe pas gjashtë muajsh, kur të verifikohej se babi kishte kushte të mira për të na mbajtur do na dërgonin neve. Babi refuzoi dhe i tha se nuk do largohej pa gruan dhe fëmijën e tij, ndërsa ai i dha fjalën e Partisë. Si përfundim, pas shumë premtimeve babi largohet duke lënë mamanë vetëm me 26 lekë të vjetra, në një shtëpi bosh, sepse çdo gjë ishte shitur, dhe aty fillon tragjedia e jetës sime”, ka treguar Hueyda. Në rrëfimin e saj prekës, balerina shpjegon më tej se, “Babai im vjen pas gjashtë muajsh për të na marrë, por nuk e lejojnë as të zbresi nga avioni. Ndërkohë, ky ftonte mamin tim shpeshherë në zyrë duke iu vardisur dhe mami im refuzonte, derisa arriti në atë pikë që i tha, sa të jem unë zëvendës ministër i punëve të brendshme ti dhe vajza jote nuk keni për të dalë nga Shqipëria. Dhe e mbajti fjalën. Unë e kam parë tim atë 16 vjet më vonë, kur isha 19 vjeç”, shpjegoi ajo. Hueyda shtoi se babain e saj e kanë përzënë nga Shqipëria në vitin 1978, unë ishte vetëm 3-vjeçe. “Ai ka qëndruar në vendet e rajonit për shumë kohë, me shpresën se do shkonim ne, sepse na premtonin. Një zotëri më ka thënë se më njihte, sepse në atë kohë ka qenë oficer dhe mbante mend që unë me mamin prisnim aty, ndërsa ai ndonjëherë na pranonte, ndonjëherë jo. Unë kam qenë e vogël dhe nuk kuptoja, por mendoj se na pranonte për t’i thënë mamit: Hë e ke ndarë mendjen?”, përfundoi ajo rrëfimin. Në lidhje me rikthimin e të atit, balerina e famshme ka treguar se në fakt, babai dhe mamaja e saj nuk janë divorcuar ndonjëherë, por koha bëri që të largoheshin. “Babai im ka ardhur pasi mbaroi regjimi, në vitin 1994. Në atë kohë jetonte në Arabi Saudite. Nga athina na ka dërguar një telegram, i cili vjen 5 ditë pasi babai im ishte në Shqipëri dhe unë e kisha takuar. Por meqë ne nuk e kishim marrë telegramin, ai mbërrin në Rinas dhe sheh që askush nuk e priste, por për fatin tim të mirë, kisha fituar “12 vallëzime pa një të shtunë” dhe më njihnin të gjithë. Ai merr një taksi dhe taksisti e kishte njohur dhe e sjell në shkollë. Unë isha në vit të katërt në Shkollën e Baletit. E pash nga mënyra se si ishte veshur që ishte i huaj dhe po mendoja se si t’i drejtohesha. Ai kthehet dhe më thotë Hueyda jam babi. Unë i ngjaj shumë tim atit, ka qenë një nga takimet më emocionuese, imagjinoje, unë i njihja vetëm zërin”, tregoi ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/