Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia e 22-vjeçares shqiptare që ndjek ëndrrën amerikane me bursën e adoleshentes së vrarë

11/02/2017
Historia e 22-vjeçares shqiptare që ndjek ëndrrën amerikane me bursën e adoleshentes së vrarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kristina Leska, 22 vjeç, që studion në qytetin e St. Clair Shores, iu dha bursa e studentit në universitetin e Beaumont Grosse në ëayne, në nder të kujtimit të Paige Stalker, një adoleshenteje që ishte vullnetare aty dhe u vra në vitin 2014.
Leska kishte ëndrra të mëdha kur mbërriti në Amerikë. Ajo shpreson t’i bëjë ato realitet pasi përfitoi bursën në nder të studentes amerikanë që punonte si vullnetare në spital.
“Dua të bëhem dentiste”, u shpreh Leska.
Stalker e cila ishte vullnetare në spital që prej moshës 16-vjeçare, mbeti e vrarë pasi ishte duke qëndruar në makinë në zonën e Detroitit me miqtë, kur dikush iu afrua dhe e qëlloi.
Vrasja e saj vazhdon të qëndrojë e pazbardhur, por bursa e saj me vlerë 5000 $ në nder të saj i ka kaluar 22-vjeçares nga Shqipëria.
“Kjo është diçka e dhimbshme sepse ajo kishte plane për të ardhmen e saj, ashtu si dhe unë. Shpresoj që familja e saj të ndihet pak më mirë që një vajzë e re po ndjek ëndrrat e saj me bursën që i takonte bijës së tyre. Kjo bursë më motivon të mësoj më shumë dhe të mos dorëzohem. Unë jam rritur në Shqipëri dhe erdha këtu menjëherë pas shkollës së mesme. Ishte gjëja më e vështirë për mua të largohesha nga vendi që dua dhe të quaj shtëpi Amerikën. Kisha shumë frikë. Por jam shumë e emocionuar pasi ky është një nga vendet më madhështorë të botës”, u shpreh shqiptarja.
Për Leskën ka qenë një udhëtim i gjatë.
Shkenca ka qenë gjithmonë një pasion për Leskën. Por Shqipëria edhe pse një vend i qëndrueshëm është i varfër me mundësi të pakta. Prindërit e saj e mbështetën vendimin e saj për të udhëtuar në Amerikë për një vizë studentore dhe ajo për momentin është duke ndjekur universitetin e Wayne.
Qëllimi i saj sapo ajo erdhi në Michigan, ishte të gjente një karrierë ku mund të bënte një ndryshim në jetën e një populli dhe ndërsa ajo është ende duke eksploruar në fushën e kujdesit shëndetësor, shpreson të diplomohet si një dentiste e ardhshme.
“Nuk ka asgjë më të bukur se të bësh të bukur buzëqeshjen e dikujt. Paige kishte një buzëqeshje të bukur. Ajo ishte gjithashtu vullnetare në universitet si unë”, tha ajo.
Betsy Schulte e cila punon me studentët vullnetarë në Beaumont tha se një ditë pasi Stalker u vra, dikush vendosi një shënim në tavolinn ku ajo ulej dhe aty shkruhej “Paige, na mungon. Ne nuk do të  të harrojmë kurrë. ”
Shënimi vazhdon të jetë ende aty dhe shërben si një kujtim për adoleshenten që donte të bëhej mjeke, por edhe si një frymëzim për studentët si Leska dhe përfituesit e tjerë të bursave të dhëna nga universiteti i Beaumont./tvklan.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.