SONDAZHI/ Nivel i ulët besueshmërie tek institucionet publike, gjysma nuk besojnë çfarë...

SONDAZHI/ Nivel i ulët besueshmërie tek institucionet publike, gjysma nuk besojnë çfarë thuhet në TV

56
0
Shares

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezantoi sot gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje” për vitin 2016, i kryer gjatë periudhës 12-24 dhjetor 2016 në të 61 bashkitë e Shqipërisë. Ky është viti i katërt radhazi (2013-2016) që ky Sondazh i Opinionit kryhet, bazuar në metodologji, instrument dhe mbulim kombëtar të ngjashëm. Qëllim i tij është të masë nivelin e besimit të publikut tek institucionet qeveritare si dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj punës së institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri. Ky sondazh është kryer me mbështetjen financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri.
Gjetjet e sondazhit tregojnë nivel relativisht të ulët të besimit ndaj institucioneve publike, ku vetëm pesë në trembëdhjetë (5/13) institucione kombëtare gëzojnë më shumë se 50% të besimit të publikut. Në nivel të përgjithshëm, qytetarët e anketuar kanë më shumë besim tek Policia (61%), sistemi arsimor (59%), institucionet fetare (58%), media (58%) dhe Forcat e Armatosura (55%). Edhe pse institucionet administrative gëzojnë më shumë besim se ato përfaqësuese, përgjatë 4 viteve të fundit vihet re një trend besueshmërie në rritje ndaj institucioneve publike.
74% e qytetarëve të anketuar përdorin televizionin si mediumin e tyre kryesor, edhe pse 35% e tyre nuk besojnë se informacioni i transmetuar është i saktë dhe i vërtetë.
Qytetarët vlerësojnë sistemin gjyqësor si institucionin më të korruptuar për vitin 2016,ndjekur nga Qeveria qendrore dhe Parlamenti . 72% e qytetarëve të anketuar shohin gjyqësorin si më të prekshëm ndaj ndikimit politik, ndjekur nga Policia 46% dhe Media 45%.
Në lidhje me Reformën në Drejtësi publiku është shprehur optimist për potencialin e saj, por mbetet i dyzuar mbi zbatimin korrekt të Reformës. Edhe pse 71% e qytetarëve besojnë se nëse zbatohet siç duhet Reforma në Drejtësi do të ketë një ndikim pozitiv, vetëm 46% besojnë në zbatimin adekuat të saj.
Ekspertë të ndryshëm, të ftuar në panel komentuan mbi gjetjet e sondazhit duke ofruar një panoramë më të detajuar të zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, duke ofruar kornizat e nevojshme për të kuptuar gjetjet e sondazhit. Një fokus i veçantë iu kushtua luhatjeve të besueshmërisë në vitet e fundit, mekanizmave të domosdoshëm për forcimin e marrëdhënieve qeveri – qytetar si dhe nevojës për kuptueshmëri dhe adresim të çështjes së korrupsionit në të gjitha nivelet e shoqërisë.
Ky është viti i katërt radhazi (2013-2016) që ky Sondazh i Opinionit kryhet, bazuar në metodologji, instrument dhe mbulim kombëtar të ngjashëm.
Qëllim i tij është të masë nivelin e besimit të publikut tek institucionet qeveritare si dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj punës së institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri. ATSH/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY