Gazeta belge e BE-së/ Vila e Vlahutin u pagua dyfish më shtrenjtë...

Gazeta belge e BE-së/ Vila e Vlahutin u pagua dyfish më shtrenjtë nga çmimi real

96
0
Shares

Komisioni Europian ka blerë një vilë prej €1.65 million në zonën e Rolling Hills në periferi të Tiranës.
Vila është blerë për delegacionin e BE me në krye Romana Vlahutin. Bashkimi Europian shpenzoi 4700 euro/m katror teksa cmimi i tregut për atë zonë varion nga 1000 deri në 2000 euro.
Pra cmim dyfish.
Një klikim i thjeshtë për vilat e Rolling Hills të con tek një cmim tek dikur rreth €850,000.

Transparenca
Duke iu përgjigjur “New Europe”, Zëdhënësja e  Punëve të Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic, ka thënë se vendimi për të zgjedhur rezidencën e qëndrimit të delegacionit në Shqipëri ishte “përfundimi i një analize të plotë, duke përfshirë edhe një studim të tregut dhe një vlerësim të pavarur të ekspertëve.”

Sa lirë domethënë lirë?
Një nga argumentet që ishte në favor të blerjes së shtrenjtë ishte afërsia me delegacionin. Duke qenë se rezidenca është e vendosur jashtë Tirane dhe rreth 8 km larg nga zyrat e BE kjo vështirë se të bind. Cmimi dhe cilësia si argument gjithashtu duken jo bindëse duke qenë se Rolling Hills është një kompleks i ri rezidencash dhe asnjë vilë tjetër aty nuk ka kushtuar kaq shumë. 
Megjithatë, BE e konsideron ate si “ duke marrë parasysh akomodimin e mëparshëm ne presim shpenzime më të reduktuara vjetore sesa nga qeraja e godinës së parë”.
Me të vërtetë,  marrëveshja me qera për rezidencën përpara kësaj të sapo blerë ishte  €8,000 në muaj.
Por përsëri 8000 euro në muaj është shumë më shumë se sa paguan Komisioni Europian për zyra në Bruksel. Dhe Tirana nuk është Brukseli.

Kush negocion?
Kreu i delegacionit është ai që negocion dhe është përgjegjës për mbylljen e marrëveshjes. Sic shihet nga kontrata e blerjes ambasadorja është ajo që ka firmosur. 

rezidenca e be
Lidhjet e Shqipërisë me korrupsionin dhe delegacioni

Cështja konkrete është shumë e ndjeshme në Shqipëri ku korrupsioni mbetet një realitet. Indeksi i Perceptimit mbi Korrupsionin në vitin 2016 e vendos Shqipërinë në vendin e 86 me vetëm një pikë më shumë se Mongolia dhe Zambia.
Për më tepër, sipas Raportit për Vlerësimin e Korrupsionit në 2016 nxjerr se në dy shqiptarë një prej tyre pranon të ketë dhënë ryshfet zyrtarëve. Kjo tregon rritje të korrupsionit të zyratrëve publikë krahasuar më vitin 2014.
Këto fakte u identifikuan gjithashtu në raportin e Komisionit Europian ku theksohet se korrupsioni është prezent në shumë zona dhe vazhdon të mbetet një problem serioz. Po ashtu theksohej se më shumë përpjekje duhen bërë për të zbutur korrupsion në nivelet e larta.
Administrimi i drejtësisë vazhdon të mbetet i ulët dhe ineficient. Krimi i organizuar dhe presioni politik jan sfidat më të mëdha të policisë thuhet ndër të tjera.
Delegacioni i BE në Tiranë ka gjithashtu një histori të një sjelljeje problematike. Në vitin 2007 dy italianë , njëri zyrtar i KE dhe njëri zyrtar i PE u arrestuan për korrupsion në lidhje me ryshfete të dhëna me qëllim marrjen e kontratave të pasurive të patundshme.

kontrata

Axhenda e Vlahutin

Sipas kërkimeve mbi ambasadoren Romana Vlahutin tregohet se Vlahutin ka mbajtur disa qëndrime në shtyp në kundërshtim me pozicionin si zyrtare e Bashkimit Europian. Një burim në Tiranë na tha se Vlahutin nuk e fsheh fort mbështetjen për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Ndoshta duhet parë interesi i kryeministrit në Rolling Hills.

 

Përktheu DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY