VIDEO/ Shembet muri serb në Mitrovicë

VIDEO/ Shembet muri serb në Mitrovicë

72
0
Shares

Muri serb në Mitrovicë është shembur  nga dy eskavatorë.
Ky veprim po bëhet pasi Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës Verore nënshkruan marrëveshje për të hequr këtë mur dhe ndërtuar një shëtitore për këmbësorë.
Rrënimin e murit po e përcjellin disa qytetarë, kurse situata aktualisht është e qetë.
Heqja e murit pasoi një marrëveshje të arritur të shtunën herët në mëngjes ndërmjet autoriteteve qeveritare në Prishtinë dhe kryetarit të komunës Mitrovica veriore, që parashihte rrënimin e murit të ndërtuar në afërsi të urës qendrore në Ibër.
Marrëveshja, e cila u arrit me lehtësimin edhe të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së dhe të zyrës së BE- së në Prishtinë, “duhet të zbatohet gjatë ditës së diel, 5 shkurt, me heqjen e plotë të murit” që krijoi tensione.
Kryetari i komunës Mitrovica e veriut, Goran Rakiq, tha të shtunën në një mbledhje të Kuvendit Komunal, se muri do të hiqet, por “do të ndërtohet një strukturë e re në zonën e këmbësorëve pak metra më në thellësi”, që do të pamundësojë hyrjen e automjeteve brenda saj.
Marrëveshja për heqjen e murit u arrit pas një raundi “të vështirë” të negociatave në Bruksel, megjithëse asnjëra palë nuk pranoi të deklarohej.
Muri në Mitrovicë u ndërtua në fund të vitit të kaluar, në kohën kur pritej rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër që për disa vjet u bllokua nga një, siç u quajt, “Park i paqes”.
Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u rritën në fillim të vitit, pas arrestimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë dhe posaçërisht pas nisjes nga Beogradi drejt Mitrovicës të një treni me ikonografi kishtare mesjetare që Beogradi e cilësoi si “promovues të linjës së rregullt të udhëtarëve”, kurse Prishtina e pa si “shkelje të sovranitetit”.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY