Pas më se dy orë homazhe, është përcjellë për në banesën e fundit shkrimtari i njohur Dritëro Agolli.
Qindra personalitete bën homazhe pranë trupit të tij.
Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Kongreseve me një aktivitet të posaçëm shtetëror në nder të tij. Për rastin mbajtën fjalimeve përfaqësues të kulturës dhe të politikës.
Shkrimtari i i njohur Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare. Ai prej vitesh luftonte me problemet kronike të mushkërive.
Korifeu i letërsisë shqiptare, është një nga krijuesit më me ndikim në letërsinë dhe kulturën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, me mbi 5 dekada krijimtari dhe një seri të gjatë botimesh me lirika, proza e drama.
Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe, dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sisteme politike.
Agolli është i njohur për lirikat e ndjera të dashurisë njerëzore dhe atdhetare, kushtuar njeriut dhe vendlindjes.
Ndër romanet e tij më të spikatura, mes shumë prozave të tjera, janë “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Trëndafili në gotë”.
Krijimtaria e tij është botuar e ribotuar shpesh në Shqipëri, Kosovë dhe shtete të tjera nga vitet 60 e deri sot.
Shumë vepra të tij janë luajtur në skena të dramës dhe në filma artistikë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/