Mbi 48 mijë kërkesa janë pranuar këtë javë nga qytetarët rusë në përgjigje të programit shtetëror që u jep disa hektarë tokë të lirë në Lindjen e Largët.
Programi i miratuar nga Presidenti rus, Vladimir Putin synon popullimin dhe zhvillimin e rajonit.
Duke filluar nga data 1 shkurt, çdo qytetar rus mund të marrë sipas “Russia Today”, disa hektarë tokë të lirë (10.000 metra katror) në pjesën Lindore dhe rajonet e Paqësorit të Rusisë. Fushat e lira përfshijnë Yakutia, Kamchatka, Chukotka, Primorye, Khabarovsk, Amur, Magadan, Sakhalin, dhe rajonin autonom të hebrenjve.
“Kërkesat kanë ardhur nga e gjithë Rusia”, tha guvernatori e Kamchatka Vladimir Ilyukhin.
“Gjeografia është e gjerë. Moska, rajoni i Lipetsk-it, Tatarstan, Bashkortostan, praktikisht nga e gjithë Rusia qendrore që kërkojnë tokë në Kamchatka. Kjo më bën të lumtur. Ata që duan tokë këtu do ta marrin atë”, shtoi guvernatori.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/