Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kur Agolli shpërtheu me “shkërdhatokracinë”, përplasja me Fatos Nanon

04/02/2017
Kur Agolli shpërtheu me “shkërdhatokracinë”,  përplasja me Fatos Nanon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Që Dritëro Agolli është quajtur ndryshe dhe patriarku i PS, kjo ka ndodhur për rolin e tij në këtë parti, me shuplakat e shpeshta dhe shigjetimet e holla të tij ndaj drejtuesve të saj edhe disa vite pas ardhjes së demokracisë.
Mban autorësinë e Dritëro Agollit “shkërdhatokracia”, termi i famshëm i tij në vitin 1998 në kohën e qeverisjes së socialistëve me në krye Fatos Nanon. Dritëro Agolli e cilësoi ide mashtruese idenë e meritokracisë së lançuar nga Nano, duke e barazuar atë me të ashtuquajturën prej tij “shkërdhatokraci”.
Shkrim tejet kritik i Dritëro Agollit dhe që shkaktoi një furtunë debatesh brenda gjirit të PS u publikua aso kohe në “Gazetën Shqiptare”. “Neës 24” sjell kopjen origjinale të kësaj gazete që daton 29 marsin e 1998. Analiza politike e Agollit me titull “Ja mëkatet e qeverisë së sotme” mban një lumë kritikash mbi mënyrën se si Nano drejtonte PS-në.
“Nanoja dhe shokët e tij për t’i treguar botës se kanë hequr dorë nga e kaluara komuniste, duan të rritin një parti artificiale në laboratorin e meritokracisë, gjoja moderne me udhëheqës që hyjnë dhe dalin në Rogner në Shqipërinë me gjysmë milionë të papunë dhe gjysmë milionë pensionistë që marrin pensione 25 dollarë sa për 20 kg presh. Një nga ndihmësit meritokratë të kryeministrit kërcënon kryeredaktorin e “Zërit të Popullit” me fjalët ‘do ta shkarkoj atë shkërdhatë’. Atëherë kjo ‘meritokraci’ kthehet në ‘shkërdhatokraci’. Ja kjo është gjuha e meritokracisë”.
Në këtë shkrim, Agolli një nga më kritikët e tij për PS nuk kursen ironinë dhe për emra të veçantë ministrash.
“Deputetët, anëtarët dhe simpatizantët e partisë për korifeun tonë nuk vlejnë as sa një qime e mjekrës së Landit, as sa një nishan i faqes së Kaçit dhe as sa një balluke e kokës së Benit. Prandaj ai sa ka një Ben, një Land dhe një Kaç, i thotë çdo socialisti plaç.”
Kryeministri i asaj kohe nuk do rrinte pa reaguar për këto kritika, duke krijuar hendekun e madh mes shkrimtarit dhe politikanit të urtë Dritëro Agolli.
“Nuk do lejoj askënd të fyejë 120 punonjës të administratës” deklaroi Nano asokohe. Shkrimi i famshëm botuar në Gazeta Shqiptare, nuk është e vetmja përballje me partinë në të cilën ai aderoi gjithë jetën, jo për të përfituar prej saj por duke i treguar rrugën e arsyes me mesazhe te pavdekshme filozofike, që vetëm ai dinte t’i krijonte dhe përdorte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.