Del renditja e gjimnazeve publike e private në Tiranë, ja kush kryeson

Del renditja e gjimnazeve publike e private në Tiranë, ja kush kryeson

1051
0
Shares

Drejtoria Arsimore e Tiranës ka publikuar renditjen e 39 shkollave të mesme të kryeqytet. Vlerësimi i shkollave të mesme është bërë në bazë të vlerësimeve të arritura për vitin shkollor 2015-2016. Janë 11 tregues, të cilët janë matur dhe kanë bërë renditjen e 15 gjimnazeve publike dhe 24 private. Në krye të listës së shkollave të mesme publike është gjimnazi “Sami Frashëri” ndërsa mes atyre private renditet “Ernest Koliqi”.
RENDITJA
Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 11 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të pesë provimeve të maturës, frekuenca e orëve të mësimit, diferenca ndërmjet vlerësimit me vlerësimin e përfundimit të klasës përkatëse, përqindja e nxënësve të larguar përkundrejt nxënësve të regjistruar në fillimin të vitit shkollor, rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit.
Nga 11 treguesit, të cilët maten për performancën e institucioneve arsimore rezulton se gjimnazi me treguesit më të mirë është Sami Frashri, ndërsa pesë gjimnazet më të mira janë: “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”  “P.N.Luarasi”  “A.Z.Çajupi”. (Renditja e tyre është bërë sipas renditjes së DAR Tiranë). Në vendin e 6 është “Partizani”  dhe i renditur në vendin e 7 është gjimnazi “Myslym Keta”.
Ndërkohë që ka dy vende të 8-ta, pasi 11 treguesit që janë matur për gjimnazet “Arben Broci” dhe “Sinan Tafaj” janë të barabarta. Vendi i 9- të është shkolla e mesme “Besnik Sykja” në vendin e 10-të është “Sandër Prosi” më tej në vendin e 11-të vijojnë “Eqerem Çabej”. Tri të fundit janë “Adulla Keta” në vendin e 12-të, “Aleks Buda” është vendi i 13 dhe në fund në vendin e 14-të renditet gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi”.
Renditja e mësipërme është renditja përfundimtare ku janë mbledhur të 11 shumat e treguesve, pasi nëse i referohemi një treguesi të veçantë, renditja e këtyre shkollave nuk është e tillë. Shembull: gjimnazi “Sami Frashëri”, i cili në renditjen përfundimtare është i pari, për treguesit e rezultateve të gjuhës angleze në provimin e maturës renditet në vendin e 3-të.
Të detajuar bashkëngjitur shkrimit është renditja e 15 gjimnazeve publike si dhe renditja e 24 gjimnazeve jopublike. Pesë gjimnazet më të mira private janë: “Ernest Koliqi, “M.Akif Vajza”  “Faik Konica”, “M.Akif Djem” “Arsakeio”.
Në fund të listës së renditjes të shkollave private të bërë publike nga Drejtoria Arsimore e Tiranës  “Qëllimi i Jetës” “Aristoteli” dhe “Mrekullia”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY