Terroristi i Stambollit rrëfen krimin, fizikan dhe 4 gjuhë të huaja

Terroristi i Stambollit rrëfen krimin, fizikan dhe 4 gjuhë të huaja

74
0
Shares

Terroristi nga Uzbekistani ka rrëfyer historinë e tij deri sa mbërriti në restorantin Raina në Stamboll dhe vrau 39 persona në një cast.

Guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin, tha se terroristi quhet Abdulkadir Masharipov me emrin e koduar Ebu Mohammed Horasani. Ai është lindur në Uzbekistan në vitin 1983.

“Ai ishte i mirë-përgatitur, i arsimuar dhe dinte katër gjuhë të huaja,” tha Sahin, i cili shtoi se terroristi kishte hyrë në Turqi në Janar të vitit 2016.

Masharipov ndërkaq ka deklaruar për prokurorët turq se në Turqi kishte hyrë nëpërmjet Iranit në janar të vitit 2016, dëshmi e cila u publikua sot në mediat turke.

“U vendosa në Konja. Përgjatë një viti që isha atje lidhesha në telefon me Rakkan (kryeqendra e ISIS-it). U urdhërova që natën e vitit të ri të kryeja një sulm vetëvrasës në Taksim. Pas këtij urdhri u zhvendosa në Stamboll. U dërgova pamjet zbuluese nga Taksimi dhe ata më thanë që sulmi aty do sillte zhurmë të madhe. Por, me të parë masat e rrepta të sigurisë në Taksim për vit të ri hoqa dorë nga sulmi atje.”

Në vijim ai rrefen se “kam komunikuar me personin e quajtur Hoxha Aka (emër i koduar i një komandanti të ISIS-it, përgjegjës për Stambollin). Ai më kërkoi të gjeja një objektiv të ri në zonë. Mora një taksi dhe u solla në qytet rreth orës 22:00. Gjatë turit në qytet pashë që klubi Reina ishte i përshtatshëm për sulm. Nuk vëreheshin masa të rrepta sigurie. U lidha serish në telefon me personin (komandantin e ISIS-it) dhe i thashë se klubi Reina është i përshtatshëm për sulm. Më të pranuar edhe ai mora armën tek shtëpia ku qëndroja dhe shkova tek Reina ku kreva sulmin pas mesnate.”

Pyetjes se përse kishte vendosur të sulmonte Reinan, terroristi iu përgjigj “Sulmova atje sepse ata ishin jobesimtarë.” “Vrava edhe dy policët tek dera sepse ata më qëlluan përpara. S’mund të hyja brenda pa i vrarë ata.”

Masharipov qëdnroi në burg edhe në Iran por atje për shkak se kishte pasaportë false.

Pas sulmit që la 39 të vdekur dhe 70 të plagosur, Masharipov ia doli të qëndronte në arrati për 16 ditë. Ai u largua nga brigjet e Bosforit ku kreu sulmin për në Esenyurt, rreth 40 kilometra larg vendngjarjes, ku u arrestua mbrëmjen e së hënës.

Media turke raporton se terroristi, i cili ka pranuar edhe autorësinë e krimit, kishte studiuar fizikë në një universitet në Uzbekistan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY