Europa zgjedh një pilot ushtarak në krye të Parlamentit Europian

Europa zgjedh një pilot ushtarak në krye të Parlamentit Europian

79
0
Shares

Përfaqësuesi i të djathtës italiane, Antonio Tajani u zgjodh sonte presidenti i ri i Parlamentit Evropian pas votimit në raundin e katërt gjatë mbledhjes së Parlamentit në Strasburg.

Tajani mori 351 vota, ndërsa rivali i tij socialist Gianni Pittella mori 282.

Në tri raundet e para asnjë prej kandidatëve nuk arriti mazhorancën.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk theksoi rëndësinë e një pozicion në krye të trupit vetëm të zgjedhur të BE-së në një kohë të krizës në bllok.

“E përgëzoj Antonio Tajani, si Presidentin e ardhshëm të PE dhe do të shohim përpara për të bashkëpunuar. Një europë e bashkuar dhe e fortë ka nevojë për një parlament konstruktiv dhe efektiv” tha Tusk.

Antonia Tajani ka lindur në Romë në vitin 1954 dhe përpara se të hynte në politikë ka qenë oficer i forcave ajrore italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY